1

Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Drejtues(KD) i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka mbajtur mbledhjen e radhën. Kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja e hapi mbledhjen dhe u shprehi mirëseardhje të gjithë anëtarëve. Në vijim u miratua rendi i ditës dhe procesverbali i mbledhjes së kaluar. Më pastaj pas shqyrtimit me propozim nga anëtarët e KD-së dhe me votim u zgjodh Komisioni për çështje statutare. Sipas Statutit të Universitetit, Komisionin për çështje statutare luan rol këshillëdhënës. Komisioni informon autoritetet e Universitetit lidhur me të gjitha rastet e moszbatimit të Statutit dhe akteve tjera në çështjet e caktuara nga autoritetet kompetente si dhe merr pjesë në hartimin ose jep mendimin në procedurën e përgatitjes së akteve dhe Rregulloreve të nxjerra nga Universiteti. Po ashtu në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues e formoi komisionin për ta këshilluar atë lidhur me kërkesat, ankesat dhe shkresat e tjera që i drejtohen Këshillit Drejtues.

Kryesuesi i mbylli mbledhjen duke ju dëshiruar të gjithëve punë të mbarë në kryerjen e detyrave të tyre.




Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Profesor Emil Lafe, personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare”

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Profesor Emil Lafe, personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare”

Vlorë, 04. 06. 2021

Në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, më , u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare kushtuar personalitetit të shquar të gjuhësisë shqiptare, Prof. Emil Lafe.

Profesor Emil Lafe është ndër emrat më të rëndësishëm të gjuhësisë shqiptare, i cili një jetë të tërë ia kushtoi gjuhës shqipe. Ai mban sot pozicionin e Kryetarit të Shoqatës së Gjuhësisë Shqiptare “Lingua Albanica”, si dhe kryeredaktor i revistës shkencore “Continuum”, revistë e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Vlorë.

Punimet e Konferencës u zhvilluan në tri seanca paralele, ku u lexuan 32 kumtesa nga studiues të gjuhësisë e të shkencave albanologjike, midis tyre me kumtesa morën pjesë edhe dy pedagogë të Fakultetit të Filologjisë të UUHP-së: Prof. asoc. dr. Flamur Shala“Emil Lafe për kulturën e gjuhës dhe binomin normë-kodifikim” dhe Prof. ass. dr. Xhafer Beqiraj“Kontributi shkencor i prof. Emil Lafes në fushën e fjalëformimit”.

Profesor Emil Lafe është i njohur për Universitetin “Ukshin Hoti”, meqë disa herë mori pjesë dhe na nderoi me pjesëmarrjen e tij në veprimtari shkencore që organizoi Fakulteti i Filologjisë i UUHP-së. Urojmë ta kemi edhe në veprimtari shkencore të tjera edhe në të ardhmen!

Profesor Emil Lafes i urojmë shëndet, jetë të gjatë e punë të mbarë në veprimtarinë e tij!