

8 Marsi-Dita Ndërkombëtare e Gruas
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ll.M. Nexhmendin Krasniqi, me rastin e “8 Marsit” Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kanë pritur në takim punonjëset e administratës dhe shërbimeve mbështetëse dhe u kanë dhuruar lule, në shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e rëndësishme që po e kryejnë për universitetin, familjet e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi.
Urojmë që të gjitha gratë të ndjehen të nderuara dhe të respektuara për kontributin e tyre të çmuar në shoqëri.
Gëzuar 8 Marsin!