

Administrata e Universitetit trajnohet për standardet etike e profesionale në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për studentë dhe palë
Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, më 27-28 shtator 2022 e organizon trajnimin e radhës, me temë: Legjislacioni dhe standardet etike e profesionale në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për studentë/palë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren – praktikat e mira ndërkombëtare”.
Në trajnim po marrin pjesë stafi i administratës së Universitetit. Trajnimi po mbahet nga Prof.Dr. Ferdije Zhushi Etemi, e cila ka një përvojë të gjatë arsimin e lartë në Kosovë dhe në zbatimin e standardeve në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.