Administrata e Universitetit “Ukshin Hoti” përfundoi me sukses katër trajnime tematike

Njësia për Burime Njerëzore e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në bashkëpunim me IKAP gjatë muajve Maj-Qershor ka realizuar disa trajnime për stafin e administratës të universitetit. Trajnimet u organizuan me temat: Cikli i menaxhimit të projekteve; Menaxhimi Financiar Bazë, Menaxhimi kontratave në prokurimin publik, Lidershipi dhe zhvillimi I aftësive menaxhuese. Për shkak të Pandemisë Covid-19, trajnimet u realizuan online.