Afërdita Avdyli
Zyrtare e lartë për lekturim dhe redaktim në gjuhën shqipe
Zyra për komunikim me publikun

- Lektori/ redaktori për gjuhë shqipe, është përgjegjës: për lekturimin dhe redaktimin e vendimeve, procesverbaleve, konkurseve, rregulloreve, buletineve, publikimeve, revistave shkencore dhe materialeve tjera në gjuhën shqipe.
- Ofron ndihmë profesionale për gjithë personelin e Universitetit.
- Në bashkëpunim me eprorin krijon një sistem të komunikimit horizontal me gjithë personelin e Universitetit për të kryer shërbimin e lekturimit të të gjitha shkresave dhe akteve zyrtare.
- Kujdeset për faqen zyrtare të Universitetit në aspektin gjuhësor dhe të drejtshkrimit.
- Angazhohet për përmirësimin e vazhdueshëm të nivelit drejtshkrimor për të gjitha materialet e Universitetit.
- Bënë vlerësimin e nivelit drejtshkrimor edhe të dokumenteve dhe shkresave të sistemeve që aplikohen në Universitet.
- Koordinon punët e zyrës në bashkëpunim me eprorin sipas prioriteteve të institucionit dhe angazhohet për përmirësimin e vazhdueshëm të nivelit të shkrimit në Universitet.
- Kryen edhe detyra tjera sipas nevojës së institucionit.