1

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe National School of Agronomical Sciences (Bordeaux Sciences Agro) France kan fituar projektin “Trajnime ne nivel universitar Vreshtat dhe Verërat France-Kosovë” të financuar nga qeveria Franceze nëpërmjet thirrjes “Edukimi i lartë në Ballkanin Perëndimor”




Swiss government excellence scholarships 2022/2023




Thirrje për pjesëmarrje në 2 konferenca që organizon Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës




Konkurs për lirimin nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit “UKSHIN HOTI”, Prizren për vitin akademik 2020/2021




Njoftim për programet Fulbright të hapura për aplikim për vitin akademik 2022-2023




Urma Menekshe

Unë quhem Urma Menekshe dhe jam nga Prizreni. Studimet bachelor i kam përfunduar në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” në degën e edukimit në gjuhën turke.
Unë flas gjuhën rome, turke dhe shqipe, si dhe kam njohuri të gjuhës boshnjake dhe angleze.
Që nga mosha 12 vjeçare kam ndjekur disa trajnime në lidhje me edukimin si dhe në fusha të ndryshme. Që në moshë të re kam qenë aktive në organizata të ndryshme joqevritare të cilat kanë mbrojtur të drejtat e komuniteteve pakicë (siç janë komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian) në komunën e Prizrenit. Çdo eksperiencë të cilën e kam fituar ka ndikuar pozitivisht në jetën time.

Unë po ashtu kam qenë moderatore në radion “Zëri i Romëve” në Prizren.
Për më shumë se 10 vite isha edhe aktore amatore ne teatrin amator rom “Nexhip Menekshe”.
Gjatë përvojës time si vullnetare në shumë vende, une jam munduar të ballafaqohem me të gjitha problemet dhe sfidat të cilat i hasin komunitetet në komunën e Prizrenit. Njohuritë dhe aftësitë të cilat i kam përfituar gjatë rrugëtimit tim më kanë ndihmuar të zgjedh profesionin e mësimdhënëses, duke besuar se unë mundem të ndryshoj për të mirë të ardhmen e kombit tim.
Tani jam mësimdhënëse e gjuhës rome në katër shkolla në komunën e Prizrenit.
Giatë punës sime si mësimdhënëse mundohem të përdor metoda interaktive që ora mësimore të jetë atraktive që fëmijët ta duan lëndën që e mësojnë.

“Njohuritë dhe Aftësitë të cilat e kam përfituar gjatë rrugëtimit tim më kam ndihmuar të zgjedh profesionin e mësimdhënëses, duke besuar se unë mundem të ndryshoj për të mire të ardhmen e kombit tim”

Urma Menekshe

2021 Teach for Kosova Fellow




Shkolla Verore për Ndërmarrësi Sociale në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren

Kjo shkollë është duke u realizuar në kuadër të projektit Qendra Rinore Multifunksionale ARKA projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga zyra e BE në Kosovë dhe zbatuar nga OJQ THY.

Shkolla Verore e Ndërmarrësisë Sociale po mbahet në hapësirat e Unviersitetit “Ukshin Hoti” në Prizren me trajnerë ndërkombëtar.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes zyrtare të shkollës verore ishin edhe:
•  Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në zyren e BE-së në Kosovë, Brusa;
• Këshilltarja Politike e Minsitrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deshishku;
• Kryetari i Komunës së Prizrenit, Haskuka;
• Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Berisha.

Si dhe përfaqësues nga zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga zyra e OSBE-së, dekanët e fakulteteve, profesorët, studentë dhe përfaqësues të mediave lokale e qëndrore.




u.d. Dekani i Fakulteti Juridik, sot priti ne takim Deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Erxhan Galushi, deputet nga radhet e Partisë LPRK

u.d. Dekani i Fakulteti Juridik, sot priti ne takim Deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Erxhan Galushi, deputet nga radhët e Partisë LPRK.
Ku mes tjerash u premtua bashkëpunim reciprok në avancimin e vlerave të përbashkëta dhe përkrahje të komuniteteve..



Ftesë – Shkolla Verore për Ndërmarrësi Sociale




Mbahet punëtoria nga Caritasi Zviceran në Fakultetin e Edukimit

Mbahet punëtoria nga Caritasi Zviceran në Fakultetin e Edukimit

Caritasi Zviceran në Kosovë, në kuadër të projektit #SHPRESE, bashkë-organizoi një tryezë diskutimi me Fakultetin e Edukimit në Prizren, dhe në bashkëpunim me Fakultetet e Edukimit në Gjakovë, Gjilan, dhe Mitrovicë, nën tematikën: Rëndësia e krijimit të një ekosistemi stimulues për zhvillimin në fëmijëri të hershme (ZHFH), dhe me fokus në temën e #mirëqenies.

Bashkë me 5 profesorë nga fakultetet partnere, dhe një edukatore para-fillore, patëm mundësi të prezantojmë dhe diskutojmë konceptet të cilat kontribuojnë në #mirëqenien e fëmijëve dhe krijimin e një ekosistemi stimulues të ZHFH. Zhvillimi fizik, emocional, social dhe kognitiv, qasja e të mësuarit përmes lojës, kompetencat për të ardhmen, ndikimi i mjedisit dhe bashkëpunimi me prindër ishin disa nga temat në fokus.

Disa nga përfundimet kyçe nga paneli dhe pjesëmarrësit janë paraqitur në fotografinë më poshtë.

Falënderojmë studentët e tanishëm dhe të diplomuar nga Fakulteti i Edukimit në Prizren, edukatorët, profesorët, përfaqësuesit e tjerë të fakultetit, dhe pjesëmarrësit të cilët na u bashkuan virtualisht për pjesëmarrjen në diskutimin tonë dhe dhënien e kontributeve të rëndësishme. Falënderojmë Fakultetin e Edukimit në Prizren, profesoreshat Serdan Kervan dhe Pranvera Jetishi për mikpritjen dhe bashkë-organizimin e ngjarjes me ne.