1

Vizitë studimore në Prevalle




Konkurs për pozitën: Zyrtar i teknologjisë informative




Konkurs për pozitën: Zyrtar për shërbime studentore




Njoftim mbi anulimin e pjesshëm të konkursit




Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve Studentore 2021




Call for Application – Social Entrepreneurship Summer School

Social Entrepreneurship Summer School

Summer School
“Social Entrepreneurship”
Venue: University “Ukshin Hoti” Prizren, Kosovo
Dates: 08 -11 Jul 2021We are looking for students from Prizren region for the Social Entrepreneurship Summer School within the project “Multifunctional Youth Center ARKA”, financed by the EU and managed by EU offices in Kosovo which will take place at Prizren University “Ukshin Hoti” in Prizren, Kosovo from 08 July – 11 July :
The first edition of 4-day Summer School will be organized with up to 30 students and youngsters interested in the subject of social enterprise and entrepreneurship education, which will be hold by International Trainers.
The summer schools will be organized through a series of workshops, each successively explaining, motivating and identifying potential Social Enterprises start-up that can be supported. The summer schools will have a variety of activities including modules: Being an Entrepreneur, Managing Workload, Time is Money, Entrepreneurship in Kosovo, Your Business Idea, Product/Service development, The Concept of Social Enterprise.

The first edition of the Summer School will bring together young people from Prizren region who can share and test the gained experience in practice. It will also give space to them to share/learn about social entrepreneurship models and be able to explore the concept from the practitioners, in order to further bring the experience in their life. Young people will experience entrepreneurship education in an intercultural, international context using learning by doing approach.
The working methodology shall include communication based methods (interaction, dialogue, open discussions), activity based methods (sharing experience, practice and experimentation), socially focused methods (partnerships, teamwork, networking) and self-directing methods (creativity, discovery, responsibility, action). Interactive methods and exercises will be used to make the participants the actors and reactors of this learning opportunity.

All those interested, please fill the application form below in English language. As we expect that the selected participants will be required knowing advanced English language.
The application deadline is 20 June 2021.

Only short listed candidates will be contacted.
Take your time to fill in the application, share your motivation and expectations.




Programi për punë praktike i OSBE-së

Për më shumë  klikoni në linku:




Rektori Temaj dhe Dekani Vuniqi pritën në takim Komandantin e Njësisë së Helikopterëve pranë Ushtrisë së Kosovës

Rektori Temaj dhe Dekani Vuniqi pritën në takim Komandantin e Njësisë së Helikopterëve pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës
Prizren, – Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Sekretari i Përgjithshëm, z. Burim Berisha si dhe Zv. Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi, pritën në takim Komandantin e Njësisë së Helikopterëve pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës Nënkolonel, z. Enver Gërguri, i shoqëruar me pilotët e parë të Republikës së Kosovës. Ndër të tjerash në takim u diskutuar rreth legjislacionit dhe politikave të Aviacionit Civil dhe mundësisë së bashkëpunimit të ndërsjellë.



Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Profesor Emil Lafe, personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare”

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Profesor Emil Lafe, personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare”

Vlorë, 04. 06. 2021

Në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, më , u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare kushtuar personalitetit të shquar të gjuhësisë shqiptare, Prof. Emil Lafe.

Profesor Emil Lafe është ndër emrat më të rëndësishëm të gjuhësisë shqiptare, i cili një jetë të tërë ia kushtoi gjuhës shqipe. Ai mban sot pozicionin e Kryetarit të Shoqatës së Gjuhësisë Shqiptare “Lingua Albanica”, si dhe kryeredaktor i revistës shkencore “Continuum”, revistë e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Vlorë.

Punimet e Konferencës u zhvilluan në tri seanca paralele, ku u lexuan 32 kumtesa nga studiues të gjuhësisë e të shkencave albanologjike, midis tyre me kumtesa morën pjesë edhe dy pedagogë të Fakultetit të Filologjisë të UUHP-së: Prof. asoc. dr. Flamur Shala“Emil Lafe për kulturën e gjuhës dhe binomin normë-kodifikim” dhe Prof. ass. dr. Xhafer Beqiraj“Kontributi shkencor i prof. Emil Lafes në fushën e fjalëformimit”.

Profesor Emil Lafe është i njohur për Universitetin “Ukshin Hoti”, meqë disa herë mori pjesë dhe na nderoi me pjesëmarrjen e tij në veprimtari shkencore që organizoi Fakulteti i Filologjisë i UUHP-së. Urojmë ta kemi edhe në veprimtari shkencore të tjera edhe në të ardhmen!

Profesor Emil Lafes i urojmë shëndet, jetë të gjatë e punë të mbarë në veprimtarinë e tij!




FTESË / THIRRJE PUBLIKE

FTESË / THIRRJE  PUBLIKE

për

PARAQITJEN E NOMINIMEVE  PËR DY (2) GJYQTARË NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim më nenin 114.1 të Kushtetutës dhe më nenet 4 dhe  6, të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, fton Kuvendin e Republikës së Kosovës, institucionet gjyqësore, fakultetet juridike, Odën e Avokatëve, Shoqatën e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve, partitë politike, personat e tjerë relevantë juridikë dhe individët, që të propozojnë kandidatë për zgjedhjen e një apo më shumë gjyqtararëve të  Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Po ashtu,  një person mund të propozojë veten për kandidat.

Komisioni në mënyrë të veçantë, do ta ketë në konsideratë përmbushjen e parimit për barazi gjinore për kandidim,  sipas kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj.

Kualifikimet:

Kandidatët për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës; juristë të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional, me jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë pune profesionale, veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese të dëshmuar, mes tjerash, përmes punës profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes civilë ose mësimdhënës universitarë dhe punë të tjera të rëndësishme të natyrës juridike,  individë me reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe të cilët nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale.

Të gjitha propozimeve dhe aplikacioneve për nominime, duhet  t’u bashkëngjiten dokumentet si vijon:

  1. Formulari për nominimin e kandidatit;
  2. Formular të deklarimit të të nominuari;
  3. Curriculum Vitae (C.V) (autobiografia);
  4. Letra e motivimit nga organizata ose institucioni propozues;
  5. Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  6. Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  7. Dëshmia për përvojën e punës;
  8. Dëshmia se nuk janë të dënuar për ndonjë vepër penale.

Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 30 qershor 2021, në  orën 16:00.

Nominimet dhe aplikacionet dërgohen personalisht në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë – Rr. “Nëna Terezë” p.n. Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217.

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: Në shërbimin përkatës të administratës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ose forma elektronike: në ueb- faqen e Kuvendit të Republikës së Kosovës –

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe  044 567-041