-Bënë pranimin e lëndëve të ndryshme nga njësit akademike të UPZ-së;

– Bënë përgatitjen e lëndëve për nënshkrim për të hyra vetanake dhe buxhet te Rektori,Prorektori apo Sekretari i Përgjithshëm;

– Bënë zotimin e lëndëve nga buxheti i rregullt dhe nga të hyra vetanake si dhe zotimin e lëndëve që kanë të bëjnë burimet financimit nga donatorët;

– Bënë përgatitjen e lëndëve për anulim në MEF;

– Bënë paraqitjen e raportit ditor nga sistemi i Free Balancit  përgjegjësve për financa;

– Bënë pagesat e shërbimeve publike, pagesat e furnizimeve të ndryshme si dhe përgatitjen e dokumenteve standarde për prokurim publik;

– Sipas nevojës merr pjesë në Komision për vlerësimin e ofertave,vazhdon procedurën për autorizim dhe certifikim në MASHT, kryen punët e finalizimit në MEF, kryen pagesat dhe banë barazimin në bazë të ekstrakteve dhe historive;

– Bënë barazimin e pagesave të studentëve në bazë të raporteve të bankave dhe raporteve të fakulteteve;

– Kryen edhe detyra të tjera të cilat i kërkojnë udhëheqësit;