Bajram Kolgeci

Zyrtar i Prokurimit /UD Drejtor i zyrës për Buxhet dhe Financa

– Përgatitë propozimin e buxhetit dhe përpilon kërkesat e nevojshme

– për Universitetin e Prizrenit dhe bën dorëzimin e propozim buxhetit dhe kërkesave për përvetësime në MEF;

– Koordinon punën me  të gjitha zyrat e njësive akademike të UPz-së

– për përpunimin e matricave për buxhetin e UPz-së;

– Bën harmonizimin e kërkesave të njësive akademike të UPz-së me kufirin fillestar të përcaktuar nga MFE;

– Fut të dhënat fillestare në sistemin e BDMS-së, për kërkesat fillestare të njësive pas harmonizimit në nivel të UPz-së për numrin e të punësuarve sipas formularëve dhe koeficienteve për paga, shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve sipas kategorive dhe kodeve të përcaktuar nga Thesari, shpenzimet komunale, transfertet dhe subvencionet, shpenzimet kapitale, etj.;

– Futja e projekteve kapitale te propozuara dhe të llogaritura nga njësitë organizative të UPz-së ne sistemin e PIP-it, llogaritur sipas formave të përcaktuara nga MEF për projekte kapitale;

– Bën planifikimin dhe përpilimin e kesh planit për UPz-së pas miratimit te buxhetit dhe dorëzimi në MEF –thesar;

– Bën kërkesat për alokimin e mjeteve nga thesari sipas  periudhave tre mujore;

– Përcjellë zotimet e mjeteve sipas planifikimit me buxhet dhe sipas planit të keshit të kërkuar nga UPz, respektivisht njësitë akademike të UPz-së;

– Bënë rishikimin e buxhetit dhe harmonizimin i tij me rebalancin,

– përgatitë raportet periodike dhe vjetore për Këshillin Drejtues  të UPz-së dhe MEF;

– Përgatitë pasqyra financiare  për MEF;

– Bën planifikimin e të hyrave vetjake sipas MIM-it për arkëtimin e të hyrave vetjake  nga njësitë akademike;

– Bënë planifikimin për shpërndarje dhe realizim mjeteve sipas MIM;

– Të sigurojë që të gjitha transaksionet financiare të  kryera në UPz të regjistrohen nç Regjistrin e Kontabilitetit të Thesarit;;

– Të sigurojë që të gjuha faturat e rregullta të pranuara të dorëzohen menjëherë për pagesë përmes sistemit të thesarit;

– Mbikëqyrë kryerjen e detyrave dhe punëve në sektorin e financave dhe të punësuarit e njësive akademike për çështje financiare;

– Jep këshilla dhe sugjerime për punët dhe detyrat lidhur me financat me sektorin e financave ne nivel te UPz-së, (të punësuarit në sektorin e financave të administratës qendrore për çdo dite, ndërsa të punësuarve në njësitë akademike kohë pas kohe),

– Përgatitë propozimin për shfrytëzimin e pushimit vjetor të të punësuarve në financa;

– Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe procedurave buxhetore dhe financiare në shërbimin përkatës;

– Është person kontaktues për çështje financiare ,në mes të UPz-së dhe MFE-së;

– Kryen edhe detyra tjera që kërkohen nga udhëheqësit e tij superior.