Bibloteka

Biblioteka e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, funksionon që nga viti 1968, ndërsa në objektin aktual që nga viti 1972. Kjo bibliotekë posedon një fond të madh librash, ndërsa ka dy salla shumë të përshtatshme për lexim, të cilat janë në shërbim të studentëve të këtij universiteti.

Librat të cilat ndodhen në bibliotekë janë të renditura sipas ’’Klasifikimit dhjetor universal’’ (KDU) sistem i cili aktualisht përdoret në gjithë rrjetin e bibliotekave.

Në kuadër të Universitetit të Prizrenit ndodhet edhe biblioteka tjetër e cila ndodhet në Fakultetin Ekonomik (e pajisur me titujt nga fusha e ekonomisë dhe e drejtësisë, po ashtu edhe libra nga gjuha turke)

Të gjithë studentët  do të njoftohen në faqen e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren për titujt më të rinj.

Emali kontaktues: biblioteka@uni-prizren.com

Në vazhdim gjendet paraqitja tabelore se si bëhet ndarja sipas KDU-së

Çështje themelore të diturisë dhe kulturës
Shkenca dhe dituria
Dokumentacioni. Librat. Shkrimet. Historia e librit
Shkrimi. Historia e shkrimeve të ndryshme
Kultura. Qytetërimi në vende të ndryshme
Shkencat humanitare në përgjithësi
Bibliografia. Treguesit. Katalogët
Bibliotekat. Bibliotekonomia
Enciklopedi dhe fjalorë me karakter
Botimet ne seri. Periodikët. Almanakët. Vjetarët. Kalendarët
Organizatat dhe tipet e tjera të bashkëpunimit. Shoqëritë. Ekspozitat. Muzetë
Sisteme dhe rryma filozofike
Psikologjia
Logjika
Etika. Studime mbi moralin
Libra Fetarë
Teologjia
Politika. Sistemet politike
Shkencat ekonomike. Ekonomia
Shkencat juridike. E drejta. Ligje
Administrata. E drejta administrative
Forcat e armatosura. Arti ushtarak
Ndihmat shoqërore. Sigurimet shoqërore
Arsimi. Edukimi
Etnologjia. Jeta shoqërore. Doke dhe zakone të jetës shoqërore. Folklori
Shkencat e natyrës. Studimi i natyrës
Matematika
Astronomia. Gjeodezia
Fizika. Mekanika
Gjeologjia. Shkencat gjeologjike dhe gjeofizike
Botanika
Zoologjia
Mjekësia
Teknologjia
Historia e artit. Stilet, rrymat dhe ndikimet në art
Planifikimi fizik. Planifikimi krahinor i qytetit dhe i fshatit
Arkitektura
Artet figurative
Numizmatika
Vizatimi dhe arti i aplikuar
Çështje të përgjithshme që lidhen me gjuhësinë dhe letërsinë. Filologjia
Gjuhësia dhe gjuhët
Letërsia në përgjithësi
Arkeologjia
Studime krahinore
Gjeografia. Eksplorimi i tokës dhe i vendeve te veçanta. Udhëtimet
Biografitë. Gjenealogjitë. Heraldika.
Shkenca e historisë. Shkencat ndihmese te historisë. Historiografia
Historia në përgjithësi