1

Diona Kabashi

Këshilli Drejtues

Rektori

Prorektorët

Sekretari i përgjithshëm

Senati

Administrata

Organogrami

  • Ofron mbështetje administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve si dhe pritjen e palëve për rektorin.
  • Merr pjesë në Senat dhe në takimet e rektorit, harton procesverbalet e mbledhjeve, vendimet e Senatit, Rektorit dhe shkresa tjera në konsultim me zyrën ligjore të universitetit.
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën e cila i drejtohet zyrës së rektorit si dhe kujdeset për mirëmbajtjen e saj.
  • Ruan dhe mirëmban kopjet elektronike dhe fizike të dokumenteve të ndryshme, dosjeve dhe të dhënave tjera me qëllim të dokumentimit të aktiviteteve të rektorit.
  • Mban kontakte në emër të rektorit me punonjësit e institucionit, zyrtarët e lartë, dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informative.
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të rektorit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik.
  • Kujdeset për sigurimin furnizimeve me materiale dhe pajisje, inventar të nevojshme.
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga rektori.



Afërdita Avdyli

Këshilli Drejtues

Rektori

Prorektorët

Sekretari i përgjithshëm

Senati

Administrata

Organogrami

  • Lektori/ redaktori për gjuhë shqipe, është përgjegjës: për lekturimin dhe redaktimin e vendimeve, procesverbaleve, konkurseve, rregulloreve, buletineve, publikimeve, revistave shkencore dhe materialeve tjera në gjuhën shqipe.
  • Ofron ndihmë profesionale për gjithë personelin e Universitetit.
  • Në bashkëpunim me eprorin krijon një sistem të komunikimit horizontal me gjithë personelin e Universitetit për të kryer shërbimin e lekturimit të të gjitha shkresave dhe akteve zyrtare.
  • Kujdeset për faqen zyrtare të Universitetit në aspektin gjuhësor dhe të drejtshkrimit.
  • Angazhohet për përmirësimin e vazhdueshëm të nivelit drejtshkrimor për të gjitha materialet e Universitetit.
  • Bënë vlerësimin e nivelit drejtshkrimor edhe të dokumenteve dhe shkresave të sistemeve që aplikohen në Universitet.
  • Koordinon punët e zyrës në bashkëpunim me eprorin sipas prioriteteve të institucionit dhe angazhohet për përmirësimin e vazhdueshëm të nivelit të shkrimit në Universitet.
  • Kryen edhe detyra tjera sipas nevojës së institucionit.



Burim Berisha

Këshilli Drejtues

Rektori

Prorektorët

Sekretari i përgjithshëm

Senati

Administrata

Organogrami




Ramadan Baraliu

Këshilli Drejtues

Rektori

Prorektorët

Sekretari i përgjithshëm

Senati

Administrata

Organogrami

  • Menaxhon punën e përgjithshme të njësisë dhe ndihmon menaxhmentin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave 20%.

 

  • Cakton objektivat e zyrës dhe siguron realizimin e këtyre objektivave në përputhje me planin strategjik të UUHP-së, duke u kujdesur për ruajtjen dhe rritjen e imazhit të universitetit 15%.

 

  • Siguron qasje dhe transparencë të punës në Universitet, përmes ofrimit të informacioneve dhe dokumenteve opinionit të gjerë publik dhe mediave, informon me kohë opinionin publik për punën dhe vendimet që merren në Universitet 15%.

 

  • Siguron që qëndrimet e Rektorit dhe Universitetit të paraqiten përmes njoftimeve për opinionin publik, për fushat e informimit publik, për komunikatat për shtyp, si dhe për paraqitjen në mediat zyrtare, sipas rasteve edhe vet paraqet qëndrimet zyrtare të Universitetit 15%.

 

  • Siguron hartimin dhe zhvillimin e politikave të fjalimeve dhe opinioneve për të gjitha temat e rëndësishme lidhur me aktivitet dhe shërbimet e Universitetit 10%.

 

  • Monitoron mediat vendore e ndërkombëtare lidhur me shkrimet për arsimin në përgjithësi dhe Universitetin në veçanti si dhe mban të informuar menaxhmentin lidhur me zhvillimet e rëndësishme për Universitetin, bashkërendon punët me shtypin vendor dhe atë ndërkombëtar 10%.

 

  • Kujdeset për mirëmbajtjen e faqes zyrtare, përgatitjen e buletineve të universitetit, broshurave dhe në përgjithësi me pjesën e marketingut për Universitetin 10%.

 

  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara; Kryen punë të tjera të ngjashme sipas kërkesës së menaxhmentit dhe nevojave të Universitetit 5%.



Nora Rada

Këshilli Drejtues

Rektori

Prorektorët

Sekretari i përgjithshëm

Senati

Administrata

Organogrami

  • I sistemon referatet e komisioneve recensuese për zgjedhjen e personelit akademik në Buletine, mbanë evidencë të planeve dhe programeve mësimore të njësive akademike të miratuara nga Senat.
  • Përgatitë pasqyrën vjetore, semestrale, mujore dhe javore të planeve mësimore të personelit akademik, kontrollon dhe verifikon procesin mësimor sipas planit të punës në bazë ditore dhe harton raportet.
  • Në shërbim të zyrës i përgatit materialet për mbledhjet e komisionit të studimeve, mban procesverbal në takimet e komisionit, dhe përgatit raportet e zyrës për çështje mësimore në Senat.
  • Përcjell afatet e kontratave të personelit akademik dhe në bashkëpunim me Sekretarët e Njësive Akademike dhe Zyrën e Personelit, njofton menaxhmentin për procedurat për vazhdimin e kontratave (hapjen e konkurseve) në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Përgatit raporte dhe pasqyra të ndryshme lidhur me personelin akademik sipas kërkesës së eprorit për nevoja të Universitetit dhe institucioneve tjera relevante.
  • Ofron mbështetje administrative në procesin e vlerësimit të mësimdhënësve, në kordinim me drejtorin e zyrës harton raportet e vlerësimit të mësimdhënësve dhe i prezanton në Senat, si dhe merr iniciativa të ndryshme në shërbim të ngritjes së cilësisë.
  • Përpilon raporte të ndryshme lidhur me programet e studimit, kërkesave të studentëve dhe nevojave të tregut duke i paraprirë planit strategjik të Universitetit, në fuknsion të avancimit të programeve të studimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë.
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit dhe nevojave të Universitetit.



Skender Kokollari

Këshilli Drejtues

Rektori

Prorektorët

Sekretari i përgjithshëm

Senati

Administrata

Organogrami

  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të njësisë për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave
  • Kujdeset për zbatimin e politikave shtetërore të punësimit dhe zbatimin e legjislacionit në marrëdhënien e punës së personelit të universitetit.
  • Menaxhon me stafin e divizionit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore.
  • Siguron zbatimin e politikave, legjislacionit dhe procedurave për punësimin, dhe zhvillimin e burimeve njerëzore të universitetit.
  • Udhëheq procesin e planifikimit, vlerësimit dhe rekrutimit të personelit si dhe menaxhon dhe mirëmban sistemin e informatave për menaxhimin e burimeve njerëzore (SIMBNJ) të universitetit.
  • Siguron identifikimin e nevojave për trajnimin, arsimimin e burimeve njerëzore, vlerësimi i ndikimit të trajnimeve si dhe sigurimi i trajnimeve adekuate.
  • Mbështet punën e Komisionit për ankesa dhe parashtresa dhe Komisionit disiplinor.
  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara.



Blerta Hajra Kabashi LL.M

Këshilli Drejtues

Rektori

Prorektorët

Sekretari i përgjithshëm

Senati

Administrata

Organogrami

  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të sektorit dhe ndihmon mbikqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave.
  • Menaxhon me stafin e sektorit dhe bënë ndarjen e detyrave tek vartësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore.
  • Merr iniciativë dhe propozon ndryshimin e rregulloreve dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin në fuqi si dhe propozon nxjerrjen e rregulloreve dhe akteve tjera për nevoja të universitetit.
  • Harton draft-rregulloret dhe aktet tjera juridike si dhe ndihmon vartësit në hartimin e vendimeve të nxjerra nga Këshilli drejtues, Senati, Rektori dhe Sekretari i Përgjithshëm.
  • Siguron ndihmë juridike, shërbime dhe këshilla ligjore për drejtorët, zyrat dhe sektorët brenda institucionit.
  • Siguron që projekt rregulloret e propozuara dhe të hartuara të jenë në përputhje me standardet e ligjeve përkatëse si dhe në përputhje me statutin dhe politikat e universitetit.
  • Siguron përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit të universitetit dhe organeve të tij në procedurën civile, penale, përmbaruese dhe administrative, në gjykatat e vendit në të gjitha nivelet.
  • Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikqyrje të tij dhe përkrah zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara.



Muharrem Fazliu

Këshilli Drejtues

Rektori

Prorektorët

Sekretari i përgjithshëm

Senati

Administrata

Organogrami

– Është përgjegjës për organizimin, kryerjen, mbikëqyrjen, dhe ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të brendshëm, si dhe për dorëzimin e rezultateve të auditimit te menaxhmenti i lartë;

– Është përgjegjës për përzgjedhjen e auditorëve të brendshëm në baza konkurruese, pas konsultimit nga lista e auditorëve të brendshëm e siguruar nga NJQH dhe në pajtim me ligjet tjera të zbatueshme në Kosovë, legjislacioni për shërbimin civil;

– Është përgjegjës për të siguruar zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve përcaktuar me Ligjin Mbi Auditimin e Brendshëm;

– Është përgjegjës për të siguruar përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut për rishikim dhe miratim te menaxhmenti i lartë;

– Është përgjegjës për përgatitjen e dorëzimit e raporteve tre mujore, gjashtë mujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit te menaxhmenti i lartë.

– Merr informata të certifikuara nga Thesari, Banka Qendrore e Kosovës dhe cilado Organizatë Publike apo Private në lidhje me xhirollogaritë dhe/ose transaksionet aktuale ose të mbyllura që përfshinë subjektet mbi të cilat Zyra për auditim të brendshëm ka kompetenca sipas nenit 10 pika 1 të Ligjit Mbi Auditimin e Brendshëm;

– I mirëmban të gjitha dosjet e raporteve të auditimit, shënimet gjithëpërfshirëse, të shkruara në lidhje me të gjitha çështjet, dëshmitë, që kanë të bëjnë me ato raporte dhe me të gjitha rekomandimet e dhëna menaxhmentit të lartë, të cilat duhet të ruhen së paku  7 (shtatë) vjet;

– Është përgjegjës për raportimin e menjëhershëm te menaxhmenti i lartë për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit dhe dhënien e propozimeve për përmirësimin e sistemeve, si dhe njoftimin e autoriteteve kompetente, nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprimet e duhura;

– Është përgjegjës për përgatitjen e një plani për të siguruar zhvillimin e mjaftueshëm profesional të të gjithë anëtarëve të Zyrës së auditimit të brendshëm përfshirë edhe drejtorin;

– Është përgjegjës për t’ia dorëzuar menaxhmentit të lartë statutin për funksionin e Auditimit të brendshëm;

– Është përgjegjës dhe kryen detyra të tjera të parapara me nenin 12 dhe 14 të Ligjit për Auditimin e Brendshëm;

– Kryen edhe detyra të tjera të cilat i kërkojnë udhëheqësit;




Dr. Jasmin Jusufi

Këshilli Drejtues

Rektori

Prorektorët

Sekretari i përgjithshëm

Senati

Administrata

OrganogramiDetyrat kryesore:

  • Në bashkëpunim me prorektorin për sigurimin e cilësisë, kujdesen për krijimin, plotësimin dhe avancimin e vazhdueshëm të politikave të universitetit në funksion të sigurimit e cilësisë në universitet.
  • Në bazë të të dhënave të siguruara përmes mekanizmave për sigurimin e cilësisë, përpilon raporte të ndryshme për nevoja të universitetit.
  • Udhëheqë dhe mbikëqyrë punën me koordinatorët për sigurimin e cilësisë në kuadër të njësive akademike.
  • Koordinon dhe mbikëqyrë punën dhe kujdeset për mbarëvajtje e procesit të akreditimit institucional dhe të akreditimit të programeve duke mbështetur njësitë akademike në këtë proces.
  • Luan një rol aktiv në procesin e vlerësimit të personelit akademik dhe kujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore në lidhje me këtë proces.
  • Krijon, ruan dhe mirëmbanë dokumentacionin e personelit akademik në kuadër të kompetencave të zyrës për nevoja të institucionit dhe për akreditim.
  • Përgatitë raporte dhe analiza të ndryshme sipas kërkesave të prorektorit dhe menaxhmentit të universitetit.
  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara; Kryen punë të tjera të ngjashme sipas kërkesës së menaxhmentit dhe nevojave të Universitetit.



Bajram Kolgeci

Këshilli Drejtues

Rektori

Prorektorët

Sekretari i përgjithshëm

Senati

Administrata

Organogrami

  • Përgatit propozimin e buxhetit, i përpilon kërkesat e nevojshme për UUHP-në.
  • Koordinon punën me të gjitha zyrat e njësive akademike dhe organizative të Universitetit për përpunimin e matricave për buxhetin e Universitetit; i harmonizon kërkesat e njësive të Universitetit me kufirin fillestar të përcaktuar nga organet kompetente.
  • Vendos të dhënat fillestare në sistemin e BDMS-së: kërkesat fillestare të njësive pas harmonizimit në nivel të Universitetit, numrin e të punësuarve sipas formularëve, shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve sipas kategorive dhe kodeve të përcaktuara nga Thesari, shpenzimet komunale, transferimet dhe subvencionet, shpenzimet kapitale.
  • Planifikon dhe e përpilon planin e CASH-it për Universitetin pas miratimit të buxhetit dhe e dorëzon në MASHT; bën kërkesa për alokimin e mjeteve nga Thesari sipas periodave tremujore.
  • Përcjell zotimet e mjeteve sipas planifikimit me buxhet dhe sipas planit të CASH-it të kërkuar nga Universiteti, respektivisht nga njësitë akademike të Universitetit.
  • Bënë rishikimin e buxhetit dhe harmonizimin i tij me rebalancin.
  • Përgatit raporte periodike dhe vjetore për Këshillin Drejtues të Universitetit dhe për MASHT-in.
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat nuk përmendën por që janë në kuadër të fushveprimit të zyrës për buxhet dhe financa dhe sipas kërkesës së menaxhmentit;