

Diskutim me studentë të universiteteve publike në Kosovë lidhur me Dokumentarin "Trust Me" (Më beso) "Trust Me"
Datë: 13.11.2023
Koha: 12:00
Vendi: Amfiteatri i madh
“Trust Me” është një dokumentar i metrazhit të gjatë i drejtuar nga Roko Belic i nominuar për Oscar, i cili thellohet në temat e manipulimit dhe keqinformimit duke eksploruar natyrën njerëzore, teknologjinë e informacionit dhe nevojën për lajme dhe edukim për media për t’i ndihmuar njerëzit t’i besojnë njëri-tjetrit.
Qëllimi i transmetimit të tij dhe me pas diskutimit me studentë është nxitja e të menduarit kritik tek studentët në mënyrë që ata të kuptojnë se si informacioni që prodhohet nga mediat masive tradicionale dhe online ndikon në jetën dhe në pikëpamjet tona.
Studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë rolin dhe strategjitë e mediave masive, grupeve të interesit dhe individëve në konstruktimin e proceseve shoqërore, kulturore dhe politike.
Përmes një sërë situatash reale që shpërfaqen ky dokumentar ata/ato do të kuptojnë fuqinë e dezinformimit dhe manipulimit informativ dhe do të përfshihen në diskutime se si mund të shmangen këto situata dhe se si të jenë më të ndërgjegjshëm për c’rregullimin informativ dhe mënyrën e seleksionimit të informacionit që marrin.