

Dokumentari "Trust Me" u shfaq në Universitet, studentët diskutuan mbi dezinformimin dhe manipulimin informativ
Në kuadër të Diskutimeve me studentë të universiteteve publike në Kosovë lidhur me Dokumentarin “Trust Me” (Më beso), me mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, të hënën në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren është bërë shfaqja e dokumentarit dhe është zhvilluar një debat mbi tematikën që trajtohet. Në këtë aktivitet, ka marr pjesë edhe Prorektorja Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj. Prorektorja e vlerësoi si shumë të rëndësishme vetëdijesimi i studentëve mbi dezinformimin dhe manipulimin informativ, të cilat dukuri janë evidente në kohën kur po jetojmë
Qëllimi i transmetimit të dokumentarit dhe me pas diskutimit me studentë është nxitja e të menduarit kritik tek studentët në mënyrë që ata të kuptojnë se si informacioni që prodhohet nga mediat masive tradicionale dhe online ndikon në jetën dhe në pikëpamjet tona.
“Trust Me” është një dokumentar i metrazhit të gjatë i drejtuar nga Roko Belic i nominuar për Oscar, i cili thellohet në temat e manipulimit dhe keqinformimit duke eksploruar natyrën njerëzore, teknologjinë e informacionit dhe nevojën për lajme dhe edukim për media për t’i ndihmuar njerëzit t’i besojnë njëri-tjetrit.
Studentët diskutuan mbi rolin dhe strategjitë e mediave, grupeve të interesit dhe individëve në konstruktimin e proceseve shoqërore, kulturore dhe politike.
Përmes një sërë situatash reale që shpërfaqen ky dokumentar studentët patën mundësinë të kuptojnë fuqinë e dezinformimit dhe manipulimit informativ dhe do të përfshihen në diskutime se si mund të shmangen këto situata dhe se si të jenë më të ndërgjegjshëm për çrregullimin informativ dhe mënyrën e seleksionimit të informacionit që marrin.