

Drejtuar nga Rektori Alishani, Senati i Universitetit mbajti mbledhjen e radhës
Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës. Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi rektori prof. asoc. dr. Mentor Alishani në cilësi të Kryesuesit të Senatit. Fillimisht Rektori i përshëndeti anëtarët e Senatit, ndërsa anëtarët e Senatit i uruan për detyrën e Rektorit, duke i dëshiruar suksese. Mbledhja u mbajt me këtë rend të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës; Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të datës 03.5.2023 dhe datës 12.5.2023; Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Këshillit Organizativ të Shkollës Verore Ndërkombëtare për aprovimin e mentorëve të jashtëm për SHVN 2023; Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të këshillave të njësive akademike për miratimin e listës së kongreseve dhe konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe platformave indeksuese të kongreseve dhe konferencave; Diskutim rreth nevojave të njësive akademike për personel akademik të rregullt; Shqyrtimi i shkresave drejtuar Senatit dhe të ndryshme. Me kërkesë të Parlamentit Studentor, Senati vendosi që t’ua mundësojë studentëve që nuk kanë arritur ende të regjistrojnë Semestrin, ta bëjnë një gjë të tillë gjatë afatit të paraqitjes së provimeve ditëve në vijim prej 1 deri më 5.6.2023.
Në fund të mbledhjes, rektori Alishani i falënderoi të gjithë anëtarët e Senatit për kontributin e dhënë