

Drejtuesit e Fakultetit të Agrobiznesit dhe Shkencave të Ushqimit të Universitetit të Sarajevës vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren të mërkurën ka pritur në vizitë drejtuesit e Fakultetit të Agrobiznesit dhe Shkencave të Ushqimit të Universitetit të Sarajevës, përkatësisht dekanin Prof.Dr. Muhamed Brka dhe prodekanin Prof.Asoc. Almir Toroman. Rektori Krrabaj dhe bashkëpunëtorët nga menaxhmenti diskutuan me përfaqësuesit e këtij fakulteti përvojën akademike dhe bashkëpunimin e synuar lidhur me projektet ndërkombëtare, veçanërisht të ndërlidhura me mësimin në gjuhën boshnjake.
Në të ardhmen e afërt pritet që të vendoset bashkëpunimi me qëllim të përfitimit të ndërsjellë të studentëve dhe personelit akademik.
Në takim ishin edhe prorektorja Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi, Prorektori Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Vedat Bajrami dhe Dekani i FSHJM-së Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi, ish – anëtarja e KD-së Prof. Ass. Dr. Hajra Skrelj dhe Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku nga ky universitet.