image_pdfimage_print

– Organizon dhe kordinon punën në zyrën për çështje akademike, udhëheq me stafin vartës si epror operativ dhe administrativ.

– Mbikqyrë realizueshmerinë e planprogrameve mësimore ( lëndeve përkatëse sipas syllabuseve dhe raporteve të vetëvleresimit).

– Përgatit dhe mbikqyrë procesin e vlerësimit të stafit akademik në kordinim me prorektorin përkatës.

– Në bashkëpunim me zyrën e personelit përcjell proceset e konkurseve për staf akdemik të universitetit dhe zhvillimin në karrierë dhe komunikon me MASHT-in, AKA-ne dhe institucionet tjera relevante.

– Kryen detyrën e sekretarisë në komisionin e studimeve në nivel të senatit dhe shërben si zyre këshilldhënëse për komisionet e studimeve të njësive akdemike.

– Merrë pjesë në senat siaps kërkesës së Rektorit dhe Sekretarit të Pergjithshëm lidhur me çështjet profesionale të zyrës për çështje akademike.

– Anëtar ex-officio i komisionit të botimeve me të drejtë vote.

– Bënë ekuivalentimin e diplomave dhe barasvlerësimin me diplomat e UUHP-së dhe sistemin arsimor në Republikën e Kosovës ose për nevojat e universitetit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.