image_pdfimage_print

Eldonita Gucia

Eldonita Gucia, studente e dalluar e vitit të katërt nga Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane e fitoj bursën BAYHOST – në universitetin veror në LMU München.

Ndër studentet më te dalluara, punëtore dhe shumë e angazhuar z. Eldonita Gucia, nga Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Universitetit „Ukshin Hoti“ Prizren e fitoj bursën nga oranizata BAYHOST (Bavarian Academic Center for Central, Eastern and Southeastern Europe including Russia) në konkurencë me studentë nga gjithë bota.
Në këtë konkurencë kanë aplikuar shumë kandidatë për disa bursa, dhe dy studente nga Universiteti i Prizrenit me rezultat të shkëlqyeshëm me maksimum pikë kanë arritur të fitojnë këtë bursë, ndërsa një tjetër është në listen e pritjes. Këto studente e përfaqësojnë jo vetëm Universitetin e Prizrenit por tërë Kosovën në mënyrën më të dinjitetshme dhe më cilësore, ashtu që në testin për klasifikimin e niveleve të gjuhës gjermane e kanë arritur nivelin më të lartë C1, 2 i cili krasohet si nivel i barazvlershëm me gjuhën amtare.
Këtë kurs e ndjekin studentë të cilët e studjojnë gjuhën dhe letërsinë gjermane në Universitete të ndryshme botërore si psh. nga Australia, Brazili, USA, Kina, Europa madje edhe nga Japonia. Kursi mbahet online në LMU – München me ligjërata të ndryshme online në lëminë e gjuhës gjermane me shumë metoda të reja të mësimdhënjes dhe kurse ndërkulturore si dhe metodat me moderne të hartimit të testeve të standardizuara për DaF/DaZ. Përvojën nga ky kurs Eldonita Gucia do ta bart edhe tek studentët e tjerë të Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane. Me këtë dëshmohet se studentet e Universitetit të Prizrenit janë konkurente me studentët e Universiteteve prestigjioze botërore.

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Post comment