kthehu mbrapa

Historiku i Fakultetit

Fakullteti i Edukimit është një nga Fakulltetet për të cilin ka kërkësa në tregun e punës për faktin se gjithmonë e më shumë rrjeti i Shkollave në vend po zgjerohet, po ashtu edhe ndryshimi i gjeneratave ka krijuar hapësirë të mjaftueshme që ky profesion të jetë mjaft i kërkuar. Ndryshimet dhe zhvillimet për klasat I-V bazuar në Kornizën e Kurrikulit të Kosovës shtrojnë kërkesën për mesimdhënës të kualifikuar, gjë e cila i jep dhe më shumë forcë këtij programi.

Fakulteti i Edukimit, aktualisht e ka tregun më të sigurt të punës nga të diplomuarit. Pas përfundimit të studimeve, studentët janë të gatshëm të gjejnë punë në shkollat fillore të Kosovës. Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” është institucioni që përgatit mësimdhënës për arsimin fillor dhe parashkollor në tri gjuhë mësimore, shqip, turke dhe boshnjake.

  • Programi: Fillor – Shqip
  • Programi: Parashkollor – Shqip
  • Programi: Fillor – Turke
  • Programi: Parashkollor – Turke
  • Programi: Fillor – Boshnjake
  • Programi: Parashkollor – Boshnjake

Mësimdhënësit e diplomuar në Fakultetin e Edukimit fitojnë njohuri dhe do të mësojnë rregullat e mësimdhënies dhe të mësuarit e fushave të ndryshme mësimore, si dhe do të njihen me relacionet ndërmjet proceseve mësimore në një anë dhe individit dhe shoqërisë në anën tjetër. Po ashtu, të diplomuarit në Fakultetin e Edukimit përfitojnë spektrin e plotë të kompetencave të veçanta profesionale që kërkohen për zotërimin e fushave të tyre studimore dhe/ose disiplinën në të cilën ata do të punojnë si profesionist (mësimdhënie, këshillim, etj.)