kthehu mbrapa

Historiku i Fakultetit

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është një ndër njësitë mësimore shkencore të Universitetit të Prizrenit. Përmes programeve të veta të studimeve, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ofron udhëzime dhe përgatit studentë  për karrierë të bazuar në industri.

Gjatë studimeve studentët janë të mbuluar me të gjitha njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike. Kjo iu mundëson studentëve që të krijojnë projekte të mëdha dhe të vogla në çdo kompani  brenda apo jashtë vendit, si dhe mund të vazhdojnë për studime master.