kthehu mbrapa

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

Iniciativa për themelimin e programeve të reja studimore që lidhen me ushqimin, mjedisin dhe bujqësinë ka filluar nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, ku në dhjetor të vitit 2014 i propozoi senatit të universitetit ngritjen e një komisioni profesional që do të merret me hulumtimin e tregut të punës dhe kapaciteteve të universitetit për një fakultet të ri dhe programe të reja studimore. Komisioni në përbërje prej, Dr. Bekim Gashi, Dr. Isuf Lushi dhe Dr. Hysen Bytyqi, pas një konsultimi të gjerë me ekspertë të ndryshëm por edhe me universitet e tjera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Slloveni dhe Itali si dhe Institucione të ndryshme shtetërore, propozoi që në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren të themelohet edhe një fakultet i ri në fushën e shkencave jetësore. Mbështetur në programet studimore që do të ofron ky fakultet dhe shembujt e tjerë nga bota perëndimore por edhe kodet e lëmive sipas Erasmus, komisioni hartoi raportin dhe i propozoi Senatit dhe KD-së që kjo njësi akademike, të emërohet: Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Bazuar në specifikat e UPZ-së dhe kërkesat e tregut të punës në regjionin e Prizrenit por edhe mbarë Kosovës, programet e reja studimore të prezantuar në këtë raport do të kontribuojnë në rritjen e performancës së UPZ-së në përgjithësi por edhe identifikimit të këtij universiteti në veçanti. Duke marrë parasysh traditën e regjionit të Prizrenit por edhe pozitën gjeografike, atëherë, këto programe do të ndikojnë direkt ose indirekt në rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik por edhe shkencor të këtij regjioni përmes kualifikimit të ekspertëve të lëmive të ndryshme.

Mbështetur në dispozitat e nenit 55 dhe 56 të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe sipas propozimit të komisionit dhe rektorit, Këshilli Drejtues i UPZ-së  përkrahi iniciativën (Vendimi nr. 183/2015, dt. 03.06.2015) që të themelohet Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Emri i programit të studimit Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit
Niveli kualifikimit sipas KKK (me shkurtesat BA, MA, PhD, program doktorate, kurs universitar, certifikatë apo diplomë profesionale) Bsc (Bachelor i Shkencave)
Grada akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar Bachelor i Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit (Bsc. Forest. and Environ.)
Fusha e studimit sipas Erasmus Suject Area Codes (ESAC) 01.6
Profili i programit akademik (specializimi) Shkencat e Jetës (Shkencat e Pyjeve)
Kohëzgjatja minimale e studimit 3 vite
Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.) E rregullt
Numri i ECTS kredive (total dhe për vit) 180 ECTS
Modulet /Lëndët (titujt) Matematikë Kimi e përgjithshme dhe organike 1 dhe 2 Biologjia e shtazëve Biologjia e bimëve Fizikë Sistematikë dhe botanikë e pyjeve Pedologjia e pyjeve Informatikë Gjuhë angleze Silvikultura 1 dhe 2 Kimia e pyjeve Gjenetika e pyjeve Dendrometria Meteorologjia Patologjia e pyjeve Entomologjia e pyjeve Agropylltari Makanizimi i pyjeve Ekologji e bimëve dhe gjeobotanikë Administrimi dhe politikat e resurseve pyjore Ergonomia e pyjeve Revitalizimi i pyjeve GIS për analizën e peizazhit Bazat e ekonomisë Legjislacioni i pyjeve dhe mjedisit Planifikimi i menaxhimit të pyjeve Mbrojtja e pyjeve nga zjarret B.Sc. Teza Lëndët zgjedhore: Prodhimi i pyjeve Mikrobiologjia ekologjike Prodhimi bimor Inxhinieringu i pyjeve Fitosociologjia e pyjeve Monitorimi i mjedisit Prerja e pyjeve Menaxhimi i gjuetis Hidrologjia e pyjeve Punë praktike
Numri i vendeve të studimit 50
Udhëheqës i programit studimor Dr. Bekim Gashi Dr. Elez Krasniqi Dr. Rame Vataj
Personeli i përhershëm shkencor/artistik (Numri sipas kategorive të personelit) 1 - profesorë të rregullt (Prof. Dr.) 1 - profesor të asocuar (Prof. Asoc. Dr.) 3 - profesor asistentë (Prof. Ass. Dr.)
Taksat e studimit 50 €*/student/vit

*Sipas udhëzimit administrativ të MASHT do të aplikohet pagesa për studime!
Viti I
Semestri I Orë/javë
Nr. O/Z Lëndët L U ECTS Mësimdhënësi
1. O Matematikë 3 2 6
2. O Kimi e përgjithshme dhe organike 1 3 2 6
3. O Biologjia e bimëve 3 2 6
4. O Biologjia e shtazëve 3 2 6
5. O Fizikë 3 2 6
Total 30
Semestri II
Nr. O/Z Lëndët L U ECTS Mësimdhënësi
1. O Sistematikë dhe botanikë e pyjeve 3 2 6
2. O Kimi e përgjithshme dhe organike 2 3 2 6
3. O Pedologjia e pyjeve 2 2 5
4. O Informatikë 2 2 5
5. O Gjuhë angleze 2 2 5
6. Z Lëndë zgjedhore 3
Total 30
Viti II
Semestri III
Nr. O/Z Lëndët L U ECTS Mësimdhënësi
1. O Silvikultura 1 3 2 6
2. O Kimia e pyjeve 3 2 6
3. O Gjenetika e pyjeve 3 2 6
4. O Dendrometria 3 2 6
5. O Meteorologjia 3 2 6
Total 30
Semestri IV
Nr. O/Z Lëndët L U ECTS Mësimdhënësi
1. O Silvikultura 2 3 2 6
2. O Patologjia e pyjeve 2 2 5
3. O Entomologjia e pyjeve 2 2 5
4. O Agropylltari 3 2 6
5. O Makanizimi i pyjeve 2 2 5
6. Z Lëndë zgjedhore 3
Total 30
Viti III
Semestri V
Nr. O/Z Lëndët L U ECTS Mësimdhënësi
1 O Ekologji e bimëve dhe gjeobotanikë 3 2 6
2. O Administrimi dhe politikat resurseve pyjore 3 2 6
3. O Ergonomia e pyjeve 3 2 6
4. O Revitalizimi i pyjeve 3 2 6
5. O GIS për analizën e peizazhit 3 2 6
Total 30
Semestri VI
Nr. O/Z Lëndët L U ECTS Mësimdhënësi
1. O Bazat e Ekonomisë 2 2 5
2. O Legjislacioni i pyjeve dhe  mjedisit 3 2 6
3. O Planifikimi i menaxhimit të pyjeve 3 2 6
4. O Mbrojtja e pyjeve nga zjarret 3 2 6
5. Z Punë praktike ose/dhe Lëndët zgjedhore 3
6. O B.Sc. Teza 4
Total 30
Lëndët zgjedhore Orë/javë
Nr. O/Z Lëndët L U ECTS Mësimdhënësi
1 Z*** Prodhimi i pyjeve 2 1 3
2 Z** Mikrobiologjia ekologjike 2 1 3
3 Z* Prodhimi bimor 2 1 3
4 Z** Inxhinieringu i pyjeve 2 1 3
5 Z*** Fitosociologjia e pyjeve 2 1 3
6 Z* Monitorimi i mjedisit 2 1 3
7 Z** Prerja e pyjeve 2 1 3
8 Z** Menaxhimi i gjuetis 2 1 3
9 Z* Hidrologjia e pyjeve 2 1 3
10 Z*** Punë praktike 2 javë (80 orë) 3
Shkurtesat: L – Ligjerata; O – Obligative; Z – Zgjedhore * Rekomandohet për vitin e parë ** Rekomandohet për vitin e dytë *** Rekomandohet për vitin e tretë

Pyjet janë një hapësirë ​​të veçantë të jetesës, ato ndihmojnë të krijojë ekuilibrin ekologjik dhe, në të njëjtën kohë, të sigurojë popullatën e njeriut me një burim themelor të ripërtritshëm, si dhe përfitimet e shumta jo-materiale. Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është e mundur pa profesionistët e pylltarisë. Pothuajse 60% e territorit të Kosovës është e mbuluar me pyje, që është një veçori në Evropë dhe është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin, që nga burimet e rralla natyrore dhe deri te menaxhimi i qëndrueshëm i tyre. Programi i studimit kualifikon studentët për të punuar në ekosistemet pyjore në përputhje me parimet moderne të afërta me natyrën, dhe menaxhimin e qëndrueshëm. Një skemë e tillë kërkon lidhjen mes shkencave ekologjike, ekonomike dhe teknike. Ajo kërkon njohuri të ekosistemeve pyjore, aspektet sociale të menaxhimit të pyjeve, teknikat e ndryshme dhe teknologjit e përdorura në menaxhimin e pyjeve dhe njohja me mjete moderne metodologjike. Një avantazh i programit të studimit është veçantia mbi praktikën individuale dhe punës në ambient.

Universiteti Ukshin Hoti ka bazën e domosdoshme për hartim dhe realizimin e planit mësimor, sepse përparësia e kryesore e këtij plan programit të hartuar dhe i propozuar për akreditim, mbështet në trendët e zhvillimit bashkëkohorë të fushës së shkencave pyjore, ndërsa pozita gjeografike që ka regjioni i Prizren për shkak se është afër parkut nacional “Malet e Sharrit” e bënë këtë program edhe më të lehtë për të implementuar në praktikë në njërën anë, ndërsa në anën tjetër është edhe program i veçantë studimor ngase asnjë Universitet tjetër në Kosovë nuk ofron program studimor në Shkencat e Pyjeve.

Të diplomuarit mund të gjejnë punësim në ndërmarrjet e shërbimeve pyjore publike, organizatat për menaxhimin e kafshëve të egra dhe mbrojtjen e natyrës, organizatat ekonomike dhe shkolla ​​(e mesme dhe arsimin e lartë). Gjithnjë e më shumë mundësi janë të siguruara nga vetë-punësimi – sipërmarrës të pavarur (të përpunimit fillestar të drurit, krijimin e pyjeve, tregtimin e drurit, pemëtari, prodhimi drumeve dekorativ, ekoturizmin, agjencitë private këshilluese në pylltari, inxhinieri biologjike, planifikim hapësinor, menaxhimin e zonave malore). Për shkak të sipërfaqeve të mëdha pyjore dhe rëndësinë e tyre në Kosovë, kërkesa për profesionistët pyjore në administratë, dhe në organizata qeveritare dhe jo-qeveritare që merren me mbrojtjen e  natyrës, është në rritje.

Një numër i konsiderueshëm i të diplomuarve mund të punësohen edhe në ndërmarrje private, si serra për prodhim komercial (prodhim i pemëve dhe bimëve dekorative), por edhe në laboratorë të lëmisë relevante.

Fakulteti: Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Emërtimi i programit të studimit: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit (Bachelor)

Numri i ECTS kredive për programin e propozuar të studimeve: 180

Programi e studimit të universiteteve evropiane me të cilat është i krahasueshëm programi i Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (Universiteti  #1  nënkupton Universitetin me të cilin programet e studimit janë në pajtueshmëri 80% dhe Universiteti  #2 nënkupton Universitetin me të cilin jeni të ngjashëm).

Universiteti Ukshin Hoti, në Prizren Universiteti  #1 Universiteti  #2
Emërtimi i universitetit Universiteti Ukshin Hoti Università Politecnica delle Marche (Ancona, Italy). 2Università degli Studi di Palermo (Palermo, Italy).
3University of Ljubljana (Slovenia)
Fakulteti Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Faculty of Agriculture 2Scienze Agrarie e Forestali
3Biotechnical Faculty
Titulli i programit Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit Forest and Environmental Science 2Forest and Environmental Science
3Forestry and Renewable Forest Resources
% e krahasueshmërisë Rreth 80% 2Rreth 80% 3Rreth 20%

*Sipas udhëzimit administrativ të MASHT do të aplikohet pagesa për studime!

Pylltaria është profesion, shkencë dhe aftësi e menaxhimit dhe ruajtjes së ekosistemeve pyjore për të mirën e përhershme të shoqërisë, mjedisit dhe ekonomisë. Prandaj, qëllimi është që të diplomuarit e pylltarisë të aftësohen për të menaxhuar ekosistemet pyjore nga aspektet biologjike-mjedisore, teknike dhe ekonomike.

Qëllimi kryesor i programit është që të ofroj edukim të nivelit bachelor të pylltarisë. Për shkak të sipërfaqeve të mëdha pyjore dhe rëndësinë e tyre në Kosovë, kërkesa për profesionistët pyjore në administratë, dhe në organizata qeveritare dhe jo-qeveritare që merren me mbrojtjen e  natyrës, është gjithnjë në rritje. Njohuri bazike në shkencat e natyrës, së bashku me aplikimin e tyre në pylltari, do të ofrojnë edukimin e nevojshëm për kërkesat e tregut të punës në lëmin e pylltarisë dhe shkathtësive të nevojshme në profesionale të ndryshme, si dhe do ti aftësoj studentet për të vazhduar studimet e tyre në programin e ciklit të dytë – Master.

Titulli i Gradës akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar

Studimet në këtë program janë të nivelit BA (3 vjeçare), me gjithsejt 6 semestra nga 30 ECTS secili prej tyre, gjithsejt 180 ECTS.

Pas përfundimit me sukses të studimeve, kandidati merr titullin: Baçellor i Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit.