kthehu mbrapa

Visioni dhe Misioni

Misioni i Fakultetit

Misioni themelor i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) do të jetë ofrimi i nivelit të edukimit universitar dhe pasuniversitar si dhe të merret me hulumtimet shkencore dhe punë  konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e natyrës së gjallë, Mjedisit dhe Agrobiznesit. Në kuadër të orientimit të vetë drejt studimit të burimeve natyrore dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre, fakulteti është njëri ndër institutet për të cilin ka nevojë çdo shtet me qëllim të formimit dhe mbajtjes së identitetit të tij. Mbrojtja e relievit dhe natyrës, mbrojtja e trashëgimisë natyrore, shfrytëzimi i qëndrueshëm dhe miqësor i burimeve natyrore, prodhimi dhe procedimi i ushqimit cilësor, së bashku me teknologjinë moderne paraqesin një sfidë globale e cila mund të adresohet pozitivisht duke zbatuar hulumtimet gjithnjë më të avancuara.

Misioni i fakultetit do të mbështet nga komuniteti akademik i pedagogëve, hulumtuesve shkencor, stafit teknik dhe studentëve, të cilët janë përgjegjës për mbajtjen dhe kontributin e aktiviteteve të fakultetit me nismat e tyre, punën e përhershme, diturin profesionale dhe rezultatet e punës kualitative.

Vizioni i Fakultetit

Vizion i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është përparimi i dijes, përmes aftësimit të profesionistëve të shkathtë, dhe zbatimi i saj në zhvillimin e potencialit njerëzor në funksion të zhvillimit të një shoqërie moderne në Kosovë të orientuar drejt zhvillimit duke synuar përvetësimin e trendëve moderne globale në aspektin shoqëror dhe social si dhe atë arsimor.

Me programet e tij edukative dhe shkencore, FSHJM përshpejton dhe inkurajon bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe multidisplinor në fushën e shkencave jetësore si dhe hulumtimet integrale të problemeve të zhvillimit që janë në masë të madhe shumë shtresore e të ndërlidhura me interesat e profesioneve të ndryshme. Prandaj fakulteti do të siguroj në të gjitha disiplinat shkencore dhe në programet e studimit kualitet të lartë dhe bashkëpunim, njohje me karakter internacional dhe profesional të bazuar në ekselencë.

Garancion tjetër i nivelit të edukimit, hulumtimit dhe aktiviteteve të zhvillimit në kuadër të FSHJM është krahasueshmëria e tij ndërkombëtare. Fakulteti ka nevojë të ketë pozitë profesionale solide dhe vështrim në të gjitha çështjet sociale praktike në të gjitha fushat që përfshihen në programet e tij. Kështu ai ka nevojë që aktivisht të merr pjesë në krijimin e politikave të natyrës, zhvillimit rural dhe në politikat që kanë të bëjnë me teknologjinë e pylltarisë dhe teknologjinë e ushqimit, si dhe fushat tjera gjegjëse.