kthehu mbrapa

Visioni dhe Misioni

Fakulteti Juridik, mbetet si vend i veçantë për të studiuar si në nivel vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar, sepse vepron mbi bazën e parimit të efikasitetit, ku studentët gjithmonë janë në qendër të vëmendjes. Fakulteti Juridik organizon programin e studimit në Ciklin e Parë “Bachelor”.
Punon me një dinamik të shtuar, në hapjen e programeve të reja Master dhe Doktoratë.

Misioni

Fakulteti Juridik, i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, është i orientuar në ofrimin e edukimit cilësor duke zhvilluar kërkime shkencore dhe duke kontribuar në inovacion, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe komunitetit ku vepron në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.

Fakulteti Juridik, funksion në katedra të ndara dhe ju ofron mundësi të shumta për të gjithë studentët që të përmbushin një pjesë të praktikës profesionale si pjesë e obligueshme e programit studimor në institucione shtetërore si ato të sistemit të drejtësisë, Prokurorisë, Odës së Avokatëve dhe me organizatat tjera lokale dhe ato ndërkombëtare. Ndërsa në fushën e lëndëve klinike studentët aftësohen për tregun e punës mbi bazën e ndjenjës së vullnetarizmit.

Programi Bachelor – Juridik i Përgjithshëm i ofruar nga Fakulteti Juridik i UUHP synon formimin teorik dhe praktik të studentëve, të   realizuar përmes sigurimit të njohurive dhe koncepteve themelore  të fushës së studimit. Fushat kryesore të studimit të përfshira në këtë program kanë të bëjnë me ligjin publik, ligjin kushtetues, ligjin  administrativ, ligjin penal dhe procedural penal, ligjin civil dhe procedurën civile, ligjin ekonomik, ligjin e kontratave, të drejtën  e Bashkimit Evropian dhe të Drejtën Ndërkombëtare.

Qëllimi i kësaj fushe të studimit është t’u ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme juridike që do t’i shërbejnë atyre si bazë për specializim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme në lëmin juridik dhe fusha të tjera.

Synimi nuk është të edukojmë studentët në një pjesë specifike dhe  të specializuar të ligjit, por t’u mundësojmë atyre të kuptojnë  qëllimet, parimet dhe instrumentet e ligjit dhe fushat e tyre. Është gjithashtu e rëndësishme të sigurohet një kuptim ndërdisiplinor i ligjit që do të lidh aspekte të ndryshme në fushën e drejtësisë në  kontekstin e tij ekonomik, shoqëror dhe historik. Poashtu, qëllimi më i madh  është që studentët të njihen me të drejtën ndërkombëtare dhe t’i krahasojnë ato me ligjin kombëtar. Në këtë drejtim, gjuha angleze do të jetë e detyrueshme në dy semestra.

Një nga qëllimet kryesore është ngritja e vetëdijes së studentëve për normat etike në fushën e ligjit, zbatimin e drejtpërdrejtë të ligjit dhe vetëdijesimin e kontekstit juridik në shoqërinë demokratike. Qëllimi  tjetër i këtij programi është që studentët të zhvillojnë aftësinë e të menduarit kreativ, inovativ dhe komunikues në zgjidhjen e problemeve të biznesit dhe vendimmarrjes bazuar në përdorimin e literaturës së gjerë analitike, kërkimore dhe praktike.