

FTESË: Ambasadori Gjerman z. Rohde, do të mbajë ligjëratë me temë: “15 vjet marrëdhënie diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë për pjesëmarrje në takimin me ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Rohde. Në këtë takim, ndër të tjera, ambasadori do të mbajë edhe një ligjëratë me temë: “15 vjet marrëdhënie diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.
Takimi do të mbahet në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit – Biblioteka e Gjuhës gjermane, duke filluar nga ora 10:30.
Jeni të mirëseardhur!