

Hapen zyrat e Qendrës për Kërkime, Inovacion dhe Transfer të Dijes të UPZ-së në ITP-Prizren
Me një ceremoni solemne, të premten më 04.11.2022 është bërë hapja e zyrave të Qendrës për Kërkime, Inovacion dhe Transfer të Dijes (QKITD) e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në hapësirat e ITP-Prizren. Hapja u bë me prerjen e shiritit nga Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – Rektor dhe Muhamed Rexhepi – përfaqësues i ITP-Prizren. Në ceremoni morën pjesë stafi menaxhues, dekanët dhe administrata e Universitetit.
QKITD është themeluar nga Universiteti për qëllime shkencore-hulumtuese, shërbime profesionale dhe artistike, gjegjësisht krijimi i një qendreje me qëllim të punës kërkimore-shkencore dhe të aplikuara, si dhe promovimit të tyre, në përputhje me nevojat e Universitetit, komunitetit biznesor, industrial, qeveritar, si dhe palët e interesit.
Rektori Krrabaj hapjen e QKITD e cilësoi një të arritur konkrete që po shënohet nga universiteti falë punës dhe përkushtimit të stafit, por edhe të partnerëve, bashkëpunimi me të cilët ka shënuar rezultate në të kaluarën, siç është edicioni i parë shumë i suksesshëm i shkollës verore ndërkombëtare.
Me këtë rast Rektori Krrabaj shpërndau mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e Universitetit për ITP-Prizren, të cilën e pranoi zt. Muhamed Rexhepi dhe për projektin “KREN” të cilën e pranojë zt. Atif Bushani.
Ndërkaq, zt. Muhamed Rexhepi përfaqësues i ITP-Prizren theksoi se e mirëpresin hapjen e kësaj Qendre e cila është shumë e rëndësishëm për zhvillimin edhe të ITP-Prizren, siç theksoi ai, bashkëpunimi mund të realizohet edhe me prezencë fizike brenda hapësirave. Ai u shpreh optimist se bashkëpunimi me Universitetin “Ukshin Hoti” do të sjell fryte edhe në të ardhmen.
Edhe zt. Atif Bushani nga projekti “KREN” e përgëzoi Universitetin për hapjen e këtyre zyrave dhe e falënderojë Rektorin Krrabaj për ndarjen e mirënjohjes për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai gjithashtu theksoi se presin që të përfshihen bashkërisht në arritjen e misionit të kësaj Qendra por edhe në punë tjera të përbashkëta në interes të përgjithshëm.
Prorektorja për mësimdhënia, çështje të studentëve dhe kërkime shkencore, Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, i cila u kujdes për organizimin e ceremonisë, i falënderoi partnerët ITP- Prizren dhe Projektin KREN, për mbështetjen e universitetit.
Një fjalë rasti e mbajti edhe zt. Visar Haxhifazliu, drejtor i OJQ “THY”, i cili po ashtu e përgëzoi Universitetin për këtë të arritur.
Vlen të theksohet se hapja e këtyre zyrave nuk do të ketë kosto për Universitetin, për të cilën gjë Rektori u shpreh falënderues për mbështetjen e siguruar.
Përfshirja dhe bashkëpunimi me Universitetin në fushat përkatëse, është paraparë në idenë kur është themeluar ITP-Prizren.