

Hapet thirrja për qasje në Infrastrukturat Kërkimore të JRC
Në kuadër të thirrjeve të Programit të Komisionit Evropian JRC, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju informatën për studiusit dhe shkencëtarët nga Kosova që të përfitojnë nga objektet jo-bërthamore të JRC-së, të cilat janë në dispozicion të atyre nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e lidhura me Horizon Europe.
Ju informoj se Kosova në këtë program merr pjesë si vend i asociuar.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të fituar qasje në teknologjinë dhe ekspertizën e fundit dhe për të bashkëpunuar me studiues kryesorë nga e gjithë Evropa.
Për të aplikuar për thirrje për akses të hapur në infrastrukturat kërkimore të JRC-së, vizitoni faqen e internetit të JRC-së dhe kontrolloni thirrjet e hapura, kriteret e përshtatshmërisë dhe procesin e aplikimit:
https://joint-research-centre.ec.europa.eu/open-access-calls-jrc-research-infrastructures_en
Për udhëzime dhe ndihmë, kontaktoni NCP-në përkatëse: https://kosovoncp.rks-gov.net/team