

Kampi veror 2023 - Prizren: Argëtimi i sotëm, punësim në të ardhmen!
Argëtimi i sotëm, punësim në të ardhmen!
Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, të mbështetura nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova, do të sjellin 20-35 të rijnë për të ndarë mes vete përvojat, me theks të veçantë në aktivitetet për orientimin në karrierë.
Kampi veror do të ketë karakter edukativo-sportiv dhe do t`ju udhëzoj përmes përmbajtjeve të ndryshme trajnuese – nga puna në grupe në inpute praktike për punësim, nga aftësitë e të shkruarit tek aftësitë për prezantim, nga salla për trajnim tek terrenet sportive dhe natyra.
Kampi veror synon të mbështesë të rinjtë që të marrin vendime të informuara për karrierat e tyre të ardhshme dhe të përmirësojnë punsueshmërinë e të rinjve në Kosovë përmes të mësuarit të bazuar në aktivitete.
A jeni…?
• Kureshtar për perspektivën tuaj në të ardhmen?
• Të etur që të mësoni në mënyrë aktive?
• Kureshtar që të takoni miq të ri dhe të gatshëm të shkëmbeni përvojat tuaja?
• Të interesuar që të zhvilloni CV-në, letrën motivuese dhe aftësitë tuaja prezantuese?
• Të gatshëm për përvoja të reja sportive?
• Të prirur që të thelloni aftësitë tuaja personale dhe profesionale?
Nëse po, atëherë aplikoni në kampin veror 2023 duke plotësuar formularin më poshtë ⬇
Kush mund të përfitoj?
• Të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare;
• Të rinjtë nga Komuna e Prizrenit dhe komunat në këtë rajon
• Të rinjtë e papunësuar dhe që nuk janë duke ndjekur shkollimin apo trajnimin (inkurajohen të aplikojnë gratë, pjesëtarët e minoriteteve, të kthyerit dhe grupet e cenueshme);
• Të jenë të gatshëm të regjistrohen në Zyrën e Punësimit.
Gjithashtu inkurajojmë gratë, pjestarët e minoriteteve, të kthyerit dhe grupet e cenueshme të aplikojnë.
Kur dhe ku?
• Në Prizren nga 30 Gusht – 1 shtator 2023 tek Parku i Trajnimeve për Inovacion, Prizren (Innovation Training Park – ITP)
📢Afati për aplikim është i hapur deri me datën 24 Gusht
Informata shtesë në lidhje me organizimin:
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga organizatori që përfshijnë akomodimin, ushqimin si dhe sigurimin e transportit.
Aplikoni këtu:https://forms.gle/YUdiVmTewZTX7JYV7