

Këshilli Drejtues i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, mbajti mbledhje
Mbledhja u hap dhe drejtua nga Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja. Mbledhja u mbajt në sallën e mbledhjeve në FSHJM, me këtë rend të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara, datë 07.04.2023; 19.04.2023 dhe 20.04.2023; Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës dhe shpenzimeve të buxhetit për periudhën janar – dhjetor 2022; Miratimi i buxhetit për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2021 – 2022; Shqyrtimi i shkresave të drejtuara në Këshillin Drejtues. Kryesuesi i falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues për diskutimet dhe për kontributin e dhënë.