1

Këshilli Drejtues vendosi që të hapet konkursi për bursa studentore në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren të premten mbajti mbledhjen e radhës, në objektin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja. Në këtë mbledhje ndër të tjera, u vendos: të hapet konkursi për bursa studentore(njoftimi me detajet përkatëse publikohet ditëve në vijim); të shfuqizohet Rregullorja nr. 01-35, e datës , vendimi nr. 01-269, i datës si dhe vendimi nr. 01-108, i datës , si dhe të gjitha vendimet tjera mbi plotësimin dhe ndryshimin e kësaj Rregullore; u shfuqizua edhe vendimi nr. 01-159, përkatësisht konkursi për pranimin e punëtorëve të rinj në administratë, për shkak të mungesave buxhetore në kategorinë e pagave. Ndërkaq në këtë mbledhje e shqyrtua edhe Raporti i Komisionit për shqyrtimin e shkresave që i janë drejtuar KD-së, për të cilat u vendos në bazë të rekomandimit të komisionit përkatës. Vendimet u morën në unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e KD-së.