

Konstituohet Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të premten është mbajtur mbledhja konstituive e organeve të reja të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie. Mbledhjen e thirri Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore/Kryesuesja Prof.Ass.Dr.Zirije Hasani. Në takim morën pjesë edhe Koordinatorja e QPM-së Prof. Asoc. Dr. Sermin Turtulla dhe anëtarët e Këshillit administrativ.
Në takim u diskutua për finalizimin e këtyre dokumenteve: Plani zhvillimor i stafit akademik; Kalendarin e trajnimeve; dhe Modulet e Trajnimeve. Po ashtu Prorektorja Hasani i njoftoi të pranishmit se së shpejti QPM do të plotësohen me këshillin e trajnerëve të cilët janë në proces të kryerjes së trajnimeve për trajner dhe se do të përpilohet moduli i parë i trajnimeve.
Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie (QPM) ka për qëllim ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve akademike si dhe promovimin e një kulture të përsosmërisë për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Përmes aktiviteteve të saja, QPM kontribuon në avancimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies drejt rritjes së konkurrueshmërisë, mobilitetit dhe integritetit të personelit akademik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.