Blerta Hajra Kabashi LL.M

Udhëheqëse e Sektorit Ligjor
BLERTA

029/224 560

– harton rregullore, udhëzime, rekomandime për organet e Universitetit,

– jep sqarime për dispozitat Ligjore, Statutit dhe të akteve tjera normative të zbatueshme në Republikën e Kosovë,

– përgatit format e vendimeve dhe të kontratave të cilat lidhen me personelin e Universitetit dhe me subjektet tjera me të cilat ka raporte kontraktuese Universiteti i Prizrenit,

– sipas nevojës, përgatit edhe padi ndaj personave dhe subjekteve tjera të cilat i shkaktojnë dëme Universitetit,

– përfaqëson Universitetin në të gjitha procedurat të cilat zhvillohen në Gjykatat e Kosovës dhe organet e administratës,

– përmes sekretarit të përgjithshëm jep përgjigje në kërkesat që i drejtohen Këshillit Drejtues dhe Senatit dhe jep sqarime juridike për organet e Universitetit,

– përgatitë materialet për mbledhjet e organeve të Universitetit dhe merr pjesë në mbledhje,

– harton procesverbalin dhe ekstraktin e procesverbalit nga mbledhjet e organeve të Universitetit,

– përpilon vendimet, konkluzionet dhe rekomandimet nga mbledhjet e organeve të Universitetit,

– kryen edhe punë të tjera të cilat ia cakton sekretari i përgjithshëm i Universitetit.