

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Ukshin Hoti” dhe Albanian Institute of Cultural Studies
Më 10.03.2023 u nënshkura marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit "Ukshin Hoti" dhe Albanian Institute of Cultural Studies me seli në Prishtinë. Marrëveshjen e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve e nënshkruan rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. asoc. dr. Samedin Krrabaj, dhe drejtuesja e Albanian Institute of Cultural Studies, Dr. Elona Gjata. Të pranishëm, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ishin: prorektoret Prof. ass. dr. Zirije Hasani, Prof. ass. dr. Adelinë Rakaj, Sekretari i Përgjithshëm, Msc. Nexhemedin Krasniqi, dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. asoc.dr. Xhafer Beqiraj, dhe Prof. asoc. dr. Izer Maksuti. Synimi i kësaj marrëveshjeje është nisma dhe forcimi i bashkëpunimit në veprimtari të përbashkëta shkencore në fushën e gjuhësisë, letërsisë, kulturës dhe të filologjisë, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta (konferenca, seminare, projekte studimore etj.) për të kontribuar në zhvillimin e studimeve albanologjike shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Të dyja palët, të cilat nënshkruan këtë marrëveshje, u zotuan që të japin ndihmesën e vet
në projekte të përbashkëta në të mirë të zhvillimit të filologjisë shqiptare.
në projekte të përbashkëta në të mirë të zhvillimit të filologjisë shqiptare.