

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Asociation “Loyola – Gymnasium” Prizren
Asociation “Loyola – Gymnasium” Prizren
Bazuar në interesin e përbashkët për zhvillimin dhe përparimin e mësimdhënies-
mësimnxënies në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Gjimnazit gjerman “Loyola-
Gymnasium” në Prizren, por edhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy
institucioneve, ALG Prizren përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv Elias Koller dhe Universiteti
“Ukshin Hoti” në Prizren i përfaqësuar nga Rektori prof. asoc. dr. Samedin Krrabaj kanë
nënshkruar një Marrëveshje bashkëpunimi. Subjekt i kësaj marrëveshje është thellimi i
bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet degës së Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Fakultetit të
Filologjisë dhe Asociacionit gjerman “Loyola”.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe prof.asoc.dr. Xhafer Beqiraj – prodekan i Fakultetit të
Filologjisë, drejtori i gjimnazit “Loyola” prof. Enver Sulaj dhe prof.ass.dr. Ilir Krusha – shef i
departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.