

Ministrja Nagavci ka qëndruar në Universitetin "Ukshin Hoti" Prizren
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të premten ka qëndruar në Prizren dhe në kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, ku është pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe stafi menaxhues. Minisrja Nagavci dhe Rektori Krrabaj kanë marr pjesë në përvjetorin e shkollës profesionale “11 Marsi” Prizren.