image_pdfimage_print

Muharrem Fazliu

Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa

– Është përgjegjës për organizimin, kryerjen, mbikëqyrjen, dhe ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të brendshëm, si dhe për dorëzimin e rezultateve të auditimit te menaxhmenti i lartë;

– Është përgjegjës për përzgjedhjen e auditorëve të brendshëm në baza konkurruese, pas konsultimit nga lista e auditorëve të brendshëm e siguruar nga NJQH dhe në pajtim me ligjet tjera të zbatueshme në Kosovë, legjislacioni për shërbimin civil;

– Është përgjegjës për të siguruar zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve përcaktuar me Ligjin Mbi Auditimin e Brendshëm;

– Është përgjegjës për të siguruar përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut për rishikim dhe miratim te menaxhmenti i lartë;

– Është përgjegjës për përgatitjen e dorëzimit e raporteve tre mujore, gjashtë mujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit te menaxhmenti i lartë.

– Merr informata të certifikuara nga Thesari, Banka Qendrore e Kosovës dhe cilado Organizatë Publike apo Private në lidhje me xhirollogaritë dhe/ose transaksionet aktuale ose të mbyllura që përfshinë subjektet mbi të cilat Zyra për auditim të brendshëm ka kompetenca sipas nenit 10 pika 1 të Ligjit Mbi Auditimin e Brendshëm;

– I mirëmban të gjitha dosjet e raporteve të auditimit, shënimet gjithëpërfshirëse, të shkruara në lidhje me të gjitha çështjet, dëshmitë, që kanë të bëjnë me ato raporte dhe me të gjitha rekomandimet e dhëna menaxhmentit të lartë, të cilat duhet të ruhen së paku  7 (shtatë) vjet;

– Është përgjegjës për raportimin e menjëhershëm te menaxhmenti i lartë për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit dhe dhënien e propozimeve për përmirësimin e sistemeve, si dhe njoftimin e autoriteteve kompetente, nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprimet e duhura;

– Është përgjegjës për përgatitjen e një plani për të siguruar zhvillimin e mjaftueshëm profesional të të gjithë anëtarëve të Zyrës së auditimit të brendshëm përfshirë edhe drejtorin;

– Është përgjegjës për t’ia dorëzuar menaxhmentit të lartë statutin për funksionin e Auditimit të brendshëm;

– Është përgjegjës dhe kryen detyra të tjera të parapara me nenin 12 dhe 14 të Ligjit për Auditimin e Brendshëm;

– Kryen edhe detyra të tjera të cilat i kërkojnë udhëheqësit;