

Në ITP Prizren mbahet trajnimi dy-ditor: "Modelet e transferit të kërkimeve dhe teknologjisë” organizuar nga Edutask
Në ITP Prizren, po mbahet trajnimi dy-ditor: “Modelet e transferit të kërkimeve dhe teknologjisë” organizuar nga Edutask me ekspertë ndërkombëtar. Pjesëmarrës në këtë trajnim nga stafi i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, janë prof. ass. Dr. Nol Krasniqi, Dr. Sc. Festim Tafolli, PhD.C. Arbër Beshiri dhe PhD.C. Dafina Avdullahu. Pjesëmarrës janë edhe nga sektori i biznesit dhe konsulencës nga fusha ekonomisë, agro-industrisë dhe teknologjisë informative. Ky trajnim organizohet në kuadër të serisë së trajnimeve të ofruara nga projekti “Nxitja e aktiviteteve të hulumtimit aplikativ në Kosovë”. Gjithashtu u njoftuan për mundësinë e aplikimit për grante që nxisin hulumtimin dhe ndërlidhjen në mes të universiteteve dhe sektorit të biznesit.