

Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, fillon Viti i Ri Akademik 2022/2023
Ndërkaq, Nehat Gashi Koordinator i Qendrës së Karrierës&Alumni i njoftoi studentët për misionin dhe vizionin e QKA-së dhe me detyrat përkatëse. Po ashtu, ai shpalosi para studentëve Doracakun për studentin dhe çështjet e tjera që lidhen me këtë Qendër, e cila do të jetë në mbështetje të tyre gjatë studimeve dhe pas diplomimit.
Prof. Ass. Dr. Adelina Raka, Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, ka prezantuar para studentëve Kodin e etikës , duke i njoftuar për obligimet e tyre dhe që ta zbatojnë atë. Ajo gjithashtu i njoftoi studentët për: Parimet dhe standardet e sjelljes të studentëve, Obligimet e studentëve, Të drejtat e studentëve, Sjelljet jo etike dhe shkeljet e rënda të studentëve, Sjelljet joetike dhe shkeljet e lehta të studentëve, Raporti i studentëve me Universitetin/Fakultetin, Raporti i studentëve me personelin akademik dhe administrativ, Sjelljet etike të studenteve në punën shkencore dhe kumtuese, Shqiptimi i masave disiplinore dhe procedurave. Bartësit e programeve të njësive akademike njoftuan në pika të shkurta për ngarkesat e programit përkatës studimor, pasqyrën e programit, kalueshmërinë, vlerësimin, lëndët (Z, O), ECTS, etj. Kryetarët e këshillave studentore folën në pika të shkurtra rreth rolit të studentëve, të drejtat, përfaqësimin e tyre, bashkëpunimin me Qendrën e Karrierës dhe Alumnit, etj.. Në fund, menaxhmenti i Njësisë akademike i njoftoi studentët me infrastrukturën brenda Fakultetit dhe Kampusit Universitar. Në uebfaqe të Universitetit (gjegjësisht nëpër faqet e Fakulteteve përkatëse) do të vendosen PPT(prezantimet) dhe fotografitë nga kjo ngjarje ku studentët do të kenë qasje.