Nehat Gashi

Zyrtar për arkiv / koordinator për karrierë dhe alumni

– Nga shërbimet përkatëse e pranon gjithë materialin arkivor;

– Bën arkivimin e dokumentacionit zyrtar të Universitetit në bazë të nomenklaturës së paraparë me rregullat për mbajtjen dhe regjistrimin e materialit arkivor dhe e udhëheqë librin arkivor;

– I propozon Rektorit dhe Sekretarit të Universitetit listën e kategorive të materialeve të regjistruara për afatet e ruajtjes;

– Përgatitë dhe propozon shkatërrimin e materialit të regjistruar dhe mbanë evidencë për këtë;

– I përcjell dhe i aplikon dispozitat ligjore me të cilat rregullohet mënyra e udhëheqjes së lëndës arkivore;

– Me lejen e Rektorit dhe të sekretarit të UPZ-së jep në përdorim të përkohshëm lëndën arkivore me revers;

– E mban dhe e udhëheqë protokollin kryesor për regjistrimin e lëndëve;

– Bën shpërndarjen e dërgesave të postës pasi e pranon nga Rektori apo sekretari i UPZ-së;

– Bën shpërndarjen e shkresave, vendimeve dhe materialeve të tjera nëpërmjet librit të brendshëm të shpërndarjes për gjithë personelin e Universitetit;

– Sipas nevojës, bën fotokopje të materialeve dhe i radhitë ato;

– Kryen edhe punë të tjera sipas rregullave për arkivin dhe sipas urdhrave të sekretarit dhe Rektorit .