– Koordinon punën në zyrën e koordinatorëve të Programeve në përgatitjen dhe mbajtjen e dokumentacionit të nevojshëm për drejtorët e Programeve etj,

– Kryen punë administrative dhe teknike për koordinatorët e programeve;

– Regjistron korrespodencën,i përcjell afatet e obligimeve të Koordinatorëve;

– I pranon palët për Koordinatorët e programeve;

– Shkruan shkresa dhe bën punët e daltilografit për nevojat e koordinatorëve;

– Sipas nevojës bënë fotokopje të materialeve dhe ato i radhitë;

– Sipas nevojës bënë dhe udhëheq protokollin kryesor mbi regjistrimin e lëndëve hyrëse dhe dalëse;

– Bënë shpërndarjen e postës pasi e pranojnë koordinatorëve e programeve;

– Bënë shpërndarjen e shkresave, vendimeve dhe materialeve tjera nëpërmes librit të brendshëm për gjithë personelin e programeve në fjalë;

– Regjistron takimet, thirrjet telefonike nga vendi dhe jashtë vendit, mban adresarin (numrat) e telefonave të personelit (mësimdhënësve) të cilët mbajnë mësim në  programe, e sipas nevojës edhe ju telefonon atyre.

– Kujdeset që telefoni i zyrës të përdoren vetëm për nevoja zyrtare,

– I mirëpret vizitorët dhe bashkëbiseduesit në telefon, i përcjell mesazhet nga rektori, prorektorët dhe udhëheqësit tjerë të Universitetit dhe i pranon ato për drejtorët e Programeve dhe udhëheqësit tjerë të UPz-ës,

– Sipas nevojës merr pjesë në takimin e drejtorëve me Rektori, gjatë përkthimeve nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas. Merr pjesë në përgatitjen e mbledhjeve, të konferencave.

– Informon koordinatorët për takimet e Senatit, të Bordit dhe për takimet e tjera që organizohen në Universitet,

– Përkujdeset dhe përgjigjet për ruajtjen e sekretit zyrtar për çështjet e Universitetit.

– Përpunon në kompjuterin personal ose i shtyp letrat, raportet, memorandumet, telekset, telefakset e të gjitha dokumentet dhe formularët e tjerë të Universitetit që ndërlidhen me çështjet operuese të Universitetit,

– I përcjell dhe i ruan dokumentet e programeve për nënshkrim,

– organizon dhe bën arkivimin e dokumenteve, duke i respektuar rregullat e përgjithshme të arkivimit,

– Mban dhe sistemon evidencat e dorëzuara nga profesorët për orët e mbajtura me studentë si dhe përpilon raporte dhe i njofton drejtorët e programeve për orët e humbura nga profesorët.