

Panairi Virtual i Karrierës 2021 do të mirëpresë një numër të madh të institucioneve dhe kompanive të cilat do të ofrojnë mundësi punësimi, punë praktike dhe karriere në fusha të ndryshme. Në kuadër të panairit ju do të mund të informoheni edhe për mundësitë e ndryshme për bursa, trajnime dhe seminare.
Mos e humbisni këtë rast!
Vizitoje panairin në mënyrë virtuale, zbulo mundësitë për vazhdimin e karrierës tuaj dhe tako punëdhënësin tënd potencial!
Ruani datën 26 tetor 2021 për Panairin Virtual të Karrierës
Mbi 50 institucione dhe kompani pjesëmarrëse po përgatiten të prezantojnë ofertat e tyre për vende pune, mundësi për bursa, trajnime dhe seminare në një format komplet të ri.
Panairi Virtual i Karrierës 2021 përfaqëson një burim të mundësive për zhvillimin e karrierës për qytetarët e Kosovës. Këtë vit, në përshtatje të situatës pandemike në vend, panairi organizohet në formë virtuale.
Ndiqeni faqen zyrtare të ngjarjes dhe përcjellini udhëzimet se si të bëheni pjesë e panairit nga shtëpia juaj.
Panairi organizohet nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”dhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ nën përkrahjen e GIZ Kosovo.