Për nder të festave të Nëntorit, Parlamenti Studentor dhe Qendra e Karrierës&Alumni sot organizuan turnir në shah!
Sot më 25.11.2021, për nder të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, Parlamenti Studentor së bashku me Qendra për karrierë dhe alumni- Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren , zhvilluan Turnirin e Shahut, i cili tashmë do të organizohet tradicionalisht. Pjesëmarrës në këtë turnir përpos studentëve, ishin edhe profesorët dhe stafi nga Administrata e Universitetit. Fitues i turneut në fund u shpall studenti Labeat Berisha i cili ne finale mundi drejtorin e QKA z. Nehat Gashi.
Evenimente të tilla sportive dhe rekreative, Parlamenti Studentor do të organizojë edhe në të ardhmen për ta pasuruar sa më shumë jetën studentore me aktivitete jashtëkurrikulare.
Në fund, falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për shpirtin sportiv për diciplinën e treguar!