image_pdfimage_print

Përparim Avdullahu

Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë
  • Siguron zbatimin e planit strategjik të UUHP-së për ndërkombëtarizimin e universitetit si dhe jep mbështetjen e nevojshme profesionale menaxhmentit (prorektorit për marrëdhënie me jashtë) për realizimin e këtij plani.
  • Në cilësinë e udhëheqësit të zyrës jep këshilla dhe rekomandime profesionale për menaxhmentin e universitetit si dhe ndihmon në hartimin dhe realizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
  • Menaxhon punët e zyrës duke komunikuar me institucionet me të cilat UUHP ka marrëveshje bashkëpunimi me karakter ndërkombëtar dhe kujdeset për zbatimin, përtëritjen dhe zgjerimin e këtyre marrëveshjeve.
  • Në koordinim me zyrën për informim kujdeset për versionin në gjuhën angleze të faqes zyrtare dhe gjithë dokumentacionit zyrtar të universitetit duke promovuar vazhdueshëm universitetin në nivelin ndërkombëtar.
  • Në bashkëpunim me zyrat përkatëse të UUHP-së, ofron gjithë mbështetjen e nevojshme; zyrës për projekte, zyrës për mobilitet të studentëve dhe stafit si dhe zyrave tjera në punë të ngjashme.
  • Organizon dhe aranzhon takimet me karakter ndërkombëtar të rektorit dhe menaxhmentit të universitetit të UUHP-së, si dhe ndihmon në organizimin e konferencave shkencore ndërkombëtare brenda dhe jashtë universitetit.
  • Siguron me ndihmën edhe të stafit vartës përkthimin verbal dhe të shkruar në gjuhët jo zyrtare të Republikës së Kosovës sipas rastit dhe nevojave të universitetit.
  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara; Kryen punë të tjera të ngjashme sipas kërkesës së menaxhmentit dhe nevojave të Universitetit.