

Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani zgjidhet Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani është zgjedhur Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Ai është zgjedhur Rektor për mandatin katër vjeçar me votim të fshehtë dhe unanim nga ana e Këshillit Drejtues të Universitetit, në mbledhjen e mbajtur më 22.05.2023. Në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Rektorit, me ç ‘rast kandidatët kanë pasur mundësinë të shpalosin vizionin e tyre për zhvillimin e Universitetit.
Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja e uroi për detyrën Rektorin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.
Rektori i ri i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani me të pranuar detyrën, i falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues për besimin e dhënë dhe i siguroi se së bashku do të punojnë për zhvillimin e Universitetit.