

Prof. Philippe Vaesken nga Universiteti Lille vizitoi Universitetin "Ukshin Hoti" Prizren
Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, e kanë vizituar zt. Donato Giuliani Këshilltar për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore, Prof. Philippe Vaesken nga Universiteti i Lille, znj. Fikrije Pllashniku-Tetaj, Sekretare e Përgjithshme në Departamentin për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore dhe znj. Valentina Kapiti nga Aleanca Franceze.
Ata janë pritur në takim nga Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqiraj, Sekretari i Përgjithshëm zt. Nexhmedin Krasniqi, Prodekanja e FF Prof. Asoc. Dr. Sermin Turtulla, si dhe Senatori Prof. Asoc. Dr. Izer Maksuti.
Në takim është diskutuar mundësia e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe universiteteve franceze, me theks të veçantë Universitetit të Lille në Francë.
Me këtë rast profesorit Vaesken ju prezantuan hapësirat e Këndit Francez në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.