
Profesorë e studiues nga UPZ marrin pjesë në Konferencën Shkencore në Durrës
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, në bashkëpunim me: Kolegjin Universitar “Luarasi”shpk, Tiranë; Fakultetin Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Kosovë; Institutin e Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës; Universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë, Maqedoni; Universitetin Ndërkombëtar të Strugës,Maqedoni; Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti”Ukshin Hoti”, Prizren, Kosovë; Institutin “Centar”, Ulqin Mali i Zi; Tirana Business University; International Institutute for Private Commercial and Competition Law; Institutin e Studimeve të Europës Juglindore; Qendrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, Maqedoni; si dhe Institutin Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, Tiranë, kanë organiziar konferencën e pestë shkencore ndërkombëtare “Shteti, Shoqëria, e Drejta: Sfidat e Demokracisë dhe Mirëqeverisjes”.Në vizionin dhe misionin e këtij aktiviteti periodik është të nxisë hulumtimet, kërkimin, diskutimin dhe të menduarit kritik rreth çështjeve të lidhura me funksionimin e shtetit dhe qeverisjes, shoqërisë dhe të drejtës si një urë ndërlidhëse në mirë koordinimin dhe mirë funksionimin këtyre elementëve në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe sfidave që paraqet ky proces.Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është të stimulojë debatin ndërmjet akademikëve, ekspertëve, përfaqësuesve të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, autoritetet e qeverisjes rajonale dhe qëndrore si dhe grupeve të interesit etj. në mënyrë që të prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme për çështjet, problemet dhe proceset e një interesi më të madh, të cilat janë prezente në Shqipëri, në rajon e më gjerë në Europën Juglindore. Një prej objektivave kryesorë të këtij aktiviteti shkencor është të identifikojë dhe të ndajë ide e zgjidhje praktike të bazuara në evidencë shkencore që mbështesin objektivat e mirëqeverisjes dhe demokracisë, duke e orientuar këtë proces në harmonizimin e tre aspekteve kryesor që janë mirëqeverisja dhe shteti, shoqëria dhe e drejta. Ky aktivitet ofroi një mundësi për të sjellë bashkë palët e interesuara.
Temat ku ishte e përqendruar konferenca:
Sfidat e globalizmitSfidat e konsolidimit të demokracisë në vendet e Ballkanit PerëndimorProceset tranzitore dhe konsoliduese në Europën Lindore dhe Juglindore.Sfidat e integrimit të Ballkanit PerëndimorRoli i proceseve integruese në demokratizimin e shoqërive në Evropën Juglindore Institucionet dhe e drejtaLidershipi dhe vendimmarrjaProceset e integrimitPolitikat publike në kuadër të demokracisë dhe mirëqeverisjesSistemi zgjedhorReforma në drejtësiKomunikimi i lirëGrupet e interesit dhe lëvizjet socialeZhvillimet rajonale në shtetin e së drejtësPolitikat europiane në kuadër të mirëqeverisjesTë drejtat dhe liritë e personitNdikimi i krimit të organizuar në demokraciDiplomacia kulturoreProceset historikeÇështje të drejtimit të burimeve njerëzorePjesëmarrja në proceset e qeverisjes demokratikeÇështjet të barazisë gjinoreNdryshimi i pikëpamjeve historike në periudhën e tranzicionitTregu i punës ne Vendet e BallkanitSfidat e integrimit europianMenaxhimi financiar i institucioneve publikeReformat e sistemit fiskal në Ballkan (Barrierat Kufitare).
Emigracioni dhe ndikimi i tij në demokraciRoli i partive politike ne proceset e konsolidimit të demokracisëPraktika bashkëkohore në të drejtën penale ndërkombëtareSiguria e informacionit dhe privatësisë sfida e ardhshme e mirëqeverisjes Pronësia intelektuale si faktor zhvillimiSfidat e administrimit publik
Emigracioni dhe ndikimi i tij në demokraciRoli i partive politike ne proceset e konsolidimit të demokracisëPraktika bashkëkohore në të drejtën penale ndërkombëtareSiguria e informacionit dhe privatësisë sfida e ardhshme e mirëqeverisjes Pronësia intelektuale si faktor zhvillimiSfidat e administrimit publik.