

Projekti QUADIC i programit Erasmus+ po zhvillon trajnimin e radhës për menaxhimin e projekteve
Partnerët e konsorciumit të projektit QUADIC po qëndrojnë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku po ndjekin trajnimin e radhës për menaxhimin e projekteve në kuadër të programit Erasmus+. Trajnimi katër ditor ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri në fushën e hartimit të projekt propozimeve dhe menaxhimit të projekteve.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është partner në projektin QUADIC së bashku me shtatëmbëdhjetë partnerë të tjerë nga Kosova, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian.