

Promovimi i Universitetit në SHML “Ruzhdi Berisha”, Dragash
Ass. Arbër Beshiri, ass. Fikret Ramadani dhe ass. Dorinë Rakaj shpalosën ofertën akademike para maturantëve të SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash, lidhur me programet e studimit dhe mundësitë për të studiuar në Universitetin “Ukshin Hoti”-Prizren. Ata i njoftuan maturantët lidhur me programet e studimit që ofron universiteti dhe përfitimet e nxënësve, të cilët do të studiojnë në këtë universitet. Falënderojmë drejtorinë e shkollës për mikpritjen.