

Universiteti ka organizuar trajnimin për "Mësimdhënien në arsimin e lartë"
Universiteti ”Ukshin Hoti” Prizren,organizoi trajnimin për ” Mësimdhënien në arsimin e lartë” për mësimdhënësit e universitetit
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në bashkëpunim me Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës, prej 13 deri më 15 shtator, kanë organizuar trajnimin për ”Mësimdhënien në arsimin e lartë”, për grupin e radhës prej 15 mësimdhënësve. Trajnimi u fokusua në teoritë e të nxënit/ mësuarit, stilet e të nxënit/ mësuarit, menaxhimi i klasës dhe i grupit, shkathtësitë e prezantimit, vlerësimi i studentëve, hartimi i rezultateve të të nxënit – Taksonomia e Bloomit, teknika ndërvepruese të mësimdhënies I si dhe teknika ndërvepruese të mësimdhënies II.