

Prorektorja Kervan takoi Kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Krasniq
Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, ka vizituar Komunën e Mamushës, ku ka takuar Kryetarin Abdulhadi Krasniq. Në kuadër të vizitës u diskutua për bashkëpunimin në mes të komunës dhe universitetit.
Të dy palët kanë shprehur vullnetin që të vendoset bashkëpunimi për projekte të përbashkëta ndërmjet dy institucioneve.