

Qendra e Karrierës organizoi trajnim për përdorimin e SMU me studentët e vitit të parë
Qendra për Karrierë & Alumni (QKA) e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të mërkurën ka mbajtur trajnim me studentët e vitit të parë për përdorimin e Sistemit të Menaxhimit Universitar. Ky trajnim u mbajt në bashkëpunim me zyrtarët e IT-së, të cilët informuan studentët me mënyrën e përdorimit të këtij sistemi. Të mërkurën trajnimi u mbajt me studentët e vitit të parë të Fakultetit të Ekonomisë, të Fakultetit Juridik, Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Fakulteti Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetit Filologjisë.
Në fillim të trajnimi me një fjalë rasti ju drejtua studentëve koordinatori i QKA-së, z. Nehat Gashi, i cili njoftoi studentët e Universiteti e ka një sistem elektronik të menaxhimit i cili do tu shërbejë studentëve gjatë studimeve të tyre. Ndërkaq, Zyrtarët e IT-së z. Xhevat Kaballa dhe z.Tarik Han e informuan në detaje për mënyrën se si përdorët SMU.