

Qendra e Karrierës&Alumni e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren pjesë e punëtorisë “Ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi ndërmjet zyrave të karrierës së universiteteve”
Më 18 nëntor 2021 u mbajt punëtoria “Ngritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi ndërmjet zyrave të karrierës së universiteteve”, e organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në kuadër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Koordinatori i Qendrës së Karrierës&Alumni në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren zt. Nehat Gashi si dhe Prof. Ass.Dr. Serdan Kervan morën pjesë në këtë punëtori dhe kontribuoi në mënyrë aktive, me qëllim të ndërlidhjes dhe vendosjes së bashkëpunimit të Qendrave të Karrierës së Universiteteve Publike të Kosovës. Ndërkaq, përveç vendosjes së bashkëpunimit u dakorduan që të kenë edhe një projekt të përbashkët për të zhvilluar këto qendra në mënyrën sa më të mirë.
Punëtoria u mbështet nga GIZ dhe DIMAK Kosova, të cilët janë bashkëpunues dhe motivues të vazhdueshëm për funksionalizimin e këtyre qendrave.
Pikat që u diskutuan në punëtori:
- Diskutim i raportit të konsulentes së angazhuar nga GIZ/DIMAK Kosova;
- Ofrimi i shërbimeve të karrierës për studentët dhe të diplomuarit;
- Resurset njerëzore dhe infrastrukturore;
- Ndërlidhjet institucionale;
- Ndërkombëtarizimi/regjionalizimi në praktikë;
- Rrjetëzimi me zyre simotra;
Buxheti për Zyrat e Karrierës/burimet tjera financiare që ndikojnë në rritjen e buxhetit dhe kualitetit të cilësisë së shërbimeve;
Zhvillimi i një strategjie/plani promovues;
Brendimi dhe digjitalizimi i shërbimeve të zyrave të karrierës për shtrirjen tek audienca e gjerë.